RCCOLA

U marrin arin dhe i lidhin me shirit plastik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënë e bijë nga Shtimja janë plaçkitur nga maskat në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia rajonale e Ferizajt. Mësohet se rreth orës 05:20 minuta, policia është informuar për grabitjen në rrugën “W. Wolker” në Shtime.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se njësitet policore në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e tyre kanë hasur në viktimat N. S. 67 vjeçare dhe I. S.

“Sipas viktimave, dy persona të maskuar, njëri me armë në dorë, kishin hyrë në shtëpinë e tyre dhe i kishin kërcënuar viktimat me fjalë duke kërkuar para dhe ari. Të dyshuarit me këtë rast kishin vjedhur një sasi stoli ari, një lirë, shtatë unaza, pesë rrathë dore dhe dy palë vathë”, ka thënë Gashi, raporton Kosovapress.

Uji Dea

Bëhet e ditur se të dyshuarit me shirit plastik i kanë lidhur viktimat dhe duke dalë nga shtëpia kanë marrë edhe veturën e tipit “Opel Astra”, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar, por ka shpjeguar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Qarkut në Prishtinë, i cili autorizon Njësitin e Hetimeve Rajonale që të merret me rastin. /Telegrafi/