U hodh vallja e kënga në takimin e dytë familjar Kadriu dhe Tahiri nga Zhegra

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Restaurantin “Katana”, në Zhegër, Malësia e Karadakut, sot, në një atmosferë tejet solemne, familja Kadriu dhe ajo Tahiri nga ky lokalitet, organizuan Takimin e dytë me radhë me familjarët e tyre. Ishte një takim shumë përmbajtjesor familjar, ku u gjenden shumë të rinj dhe mosha të ndryshme, të cilët ndjeheshin fort të gëzuar.

Kjo iniciativë e këtij takimi ishte e organizuar nga Mehdi Kadriu (80), mësues veteran i arsimit, Bexhet Tahirin dhe Sami Kadriun, të cilët, si një, e hijeshuan këtë eveniment solemn familjar. Pra, ishte një tubim vërtet i denjë, i cili i tuboi mbi 110 anëtarë të dy familjeve në fjalë. Aty u gjenden shumë të rinj dhe mosha të tjera, të cilët ndjeheshin plot gaz për atmosferën dhe afrinë e tyre në mes vete.

Fillimisht, fjalën e parë e pati Fitore Tahiri, bibliotekiste, në Gjilan, po nga kjo familje, e cila tha se, është hera e dytë që bëhet një organizim i tillë familjar Kadriu e Tahiri, që janë të një trungu. “Vëllezër, motra e të tjerë, ju uroj mirëseardhje në këtë takim tradicional të Dytë me radhë familjar, “Zhegra – 2018”. Sot, në këtë ditë të veçantë, si viteve të kaluara, përsëri po takohemi për të ruajtur vazhdimësinë e këtyre takimeve që janë për të mirën e gjithë neve. S’ka më bukur se të ndjehesh në mesin e të afërmëve. Kjo na gëzon dhe na shton vullnetin se, takimet tjera, do të jenë më përmbajtësore dhe me shumë pika. Andaj, edhe kështu, si sot, ne ndjehemi të relakësuar dhe kënaqur. Kryesore, po afrohemi dhe nuk po e harrojmë njëri-tjetrin. Për ta përshëndetur këtë tubim dhe për ta ruajtur karakterin dhe rëndësinë e tij, ftoj para jush iniciatorin dhe kreatorin e këtyre takimeve z. Mehdi Kadriun, veteran i arsimit nga familja jonë.

Mehdi Kadriu (80), veteran i arsimit nga kjo familje tha se, ndjehet shumë i gëzuar që gjendet në mesin e vëllezërve, motrave e të afërmve të tjerë të tij. ”Të dashur motra, vëllezër dhe të gjithë që gjenden tok këtu në këtë takim të dytë familjar, një falënderim i veçantë shkon prej meje, ku, nga kjo moshë 80-vjeçare imja, arrita t’ju përshëndes në këtë tubim tradicional familjar, i cili, si tillë, do të mbahet përherë në këtë kohë. Andaj, shtoi z. Kadriu, karakteri i këtij tubimi është që vëllezërit tanë, të cilët janë të shpërndarë në të gjitha anët e botës, po edhe në trojet shqiptare, ku kemi njerëz tanë që jetojnë e veprojnë, të takohen njëherë në vjet në këto organizime apo takime të përbashkëta, ku njëri tjetrin ta duam dhe ta përshëndesim nga zemra, se jemi vëllezër të një gjaku e trungu. Prandaj, kjo nismë jona do të ketë në vitet tjera të ardhme karakter më të gjerë dhe me shumë risi të tjera, ku do ta kremtojmë me krenari vetëm e vetëm të njihemi në mes vete e t’mos e harrojmë njëri-tjetrin si familje.

Siç dihet, shtoi Mehdi Kadriu, organizator, -familja jonë Kadriu e Tahiri e kanë zanafillën shumë të hershme, e cila daton aty kah vitet e para të shekullit të 19-të, me emrin Zeqiri. Nga ajo kohë e gjer më tani, ne si familje jemi shtuar shumëfish, ku tani jetojnë jo vetëm në Zhegër, por edhe në mese të tjera të vendit. Kështu, para dy vjetësh kemi botuar monografinë me titull “Familja Kadriu dhe Tahiri” (2016), ku kemi mbajtur një tubim të parë familjar me rastin e daljes në dritë të kësaj vepre dokumentare. Këtu është historia e gjer e familjeve në fjalë. Me fjalë të tjera, monografia ka përfshirë në tërësi gjenezën dhe biografitë e shumta të familjarëve. Thuhet se, më mirë të shkruhet në letër, për të mbetur në vepër, ka shtuar z. Kadriu në fjalën e fundit të këtij takimi familjar.
Tash për tash, nga kjo familje e gjerë, në botën e jashtme punojnë me dhjetëra familje me nga disa anëtarë, si Heset Tahiri jeton me 7 anëtarë në Zhenevë, Bexheti jeton me 6 anëtarë në Cyrih, Aliu jeton me 1 anëtar në Zhenevë, Veliu jeton me 6 anëtarë në Sangall, Hafizi jeton me 6 anëtarë Zhenevë, Rabiti jeton me 4 anëtarë në Zhenevë, Zeqiri jeton në Kumanovë, por është i punësuar në Bern dhe jeton me 6 anëtarë të familjes, Shabani jeton me 4 anëtarë në Zhenevë, Milaimi është me 4 anëtarë dhe jeton e punon në Zhenevë, Zaimi, por ashtu jeton me ka 4 anëtar dhe punon në Austri.

Mobi Casa

Të shtoj edhe këtë se, nga familja Kadriu e Tahiri kanë dalë me qindra shkollarë të rinj që kanë krye shkollimin dhe kanë ecur përpara. Pra, jemi familje më e madhe në Zhegër, por jemi edhe me numrin më të madh të shkollarëve të ecur përpara. Nga kjo familje kanë dalë mjekë, motra medicionale, arsimtarë, profesorë të profileve të ndryshme, biznesmen e të tjerë. Gjer më tani, kjo familje ka arritur ti ketë 158 meshkuj dhe 212 femra. Gëzon fakti se, të rinjtë e kësaj familje janë shembull i mirë i familjes e më gjerë.

Bexhet Tahiri, (1948) tha se, e kemi ruajtur traditën e të parëve tanë. Edhe rininë e kemi në nivel. Ndonëse familja jonë është e shpërndarë nëpër botë, prapëseprapë, ky takim apo tubim po ruan familjen si tërësi. Po afrohemi dhe po e njohim njëri-tjetrin më mirë. Vetëm kështu, si të organizuar, ne i lëmë gjurmët e familjes. Tash për tash, nga familja Kadriu e Tahiri janë shkolluar mjaft të rinj me shkollë të lartë e fakultete. Nga kjo familje1 është motër medicionale (specialiste), 3 janë motra medicionale, 34 të rinj janë me fakultet, 7 të rinj janë me shkollim të lartë, 1 është me shkollë speciale etj.

Krahas shkollimit, nga kjo familje kanë dalë edhe të biznesmenë që punojnë e veprojnë, si janë: Adem Musliu – rrobaqepës, Zijadin Kadriu –automekatik, Remzi Tahiri –moler gipser, Mërgime Zeqiri –salloni për frizere, Sokol Kadriu – automekanik, Fehmi Kadriu –automekanik Valbona Kadriu –salloni për frizere, ka shtuar Tahiri. Jo vetëm kaq.

Në fund të këtij takimi familjar u tha se, të tilla organizime do të jenë tradicionale dhe se, në çdo të shtunde të fundit të korrikut, do të organizohet takimi familjar i këtyre dy familjeve nga Zhegra e Gjilanit. Pjesëmarrësit u pajtuan dhe vallja e kënga nuk u ndalë gjer në orët e vona të pas ditës./tefik selimi/rajonipress/