ARKATANA

U hodh shorti për kualifikimet e Evropianit U17 dhe U19

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për Kampionatin Evropian 2018/2019 për Kombëtaret U-17 dhe U-19 si dhe shorti për rrethin elitë për Kombëtaren U-19 për Kampionatin evropian Finlanda 2017-18.

Në 13 grupet sa janë ndarë ekipet kombëtare U-17, Kombëtarja e Kosovës gjendet në grupin e 5-të bashkë me Skocinë, Zvicrën dhe Qipron, ndërsa ndeshjet janë paraparë të zhvillohen prej 26 shtator deri më 1 tetor 2018 në Qipro.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Kombëtarja e U-19 është në grupin e 7-të bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet zhvillohen prej 10 deri më 16 tetor 2018 në Hungari.

Meqenëse, Kombëtarja e Kosovës U-19 ishte kualifikuar për rrethin elitë në ndeshjet parakualifikuese në Austri, sot shorti deshi që në rrethin elitë të përfshihet në grup me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakia, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars 2018, ku vetëm Kombëtarja që e zë vendin e parë në grup kualifikohet për Kampionatin evropian që do të zhvillohet në Finlandë prej 16 deri më 29 korrik 2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.