FITORJA

U hodh gur e asfalt mbi trupat e të vrarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Fillimi i hapjes së një varreze masive në qytetin Rashkë të Serbisë, një lokalitet kaherë i përmendur nga mediet dhe nga shoqatat humanitare, i pranuar para një viti zyrtarisht edhe nga autoritetet serbe, ngjallë shpresat e shumë familjarëve në Kosovë se me zhvarrosjen e të gjitha mbetjeve mortore në këtë lokalitet do të dihet edhe fati i shumë të dashurve të tyre, të cilët u masakruan dhe u përpoqën që t’i humbin në tërësi gjurmët e krimit.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili për 5 ditë ka qenë në Rashkë të Serbisë, ku është zbuluar një varrezë masive me trupat e shqiptarëve që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës, thotë se janë nxjerrë katër kufomat e para, shkruan Kosova sot.

FITORJA

Sipas Gërxhaliut, aktualisht nuk mund të flitet për numrin e saktë të kufomave që mund të jenë në këtë varrezë masive, por bazuar edhe në deklaratën e zyrtarit serb Bruno Vekariq para tri vjetësh në këtë varrezë pritet të zhvarrosen rreth 250 apo më shumë mbetje mortore të viktimave që janë bartur aty nga ushtria dhe policia serbe.

“Me gjetjen e mbetjeve të para mortore, ne faktikisht e vërtetuam edhe informatën e dëshmitarëve se mbetjet mortore gjenden në ndërtesën e ndërtuar pas luftës. Kështu, ne vetëm 80 centimetra prej murit skajor të saj i kemi dërguar eskavatorët, ku janë nxjerr katër kufomat e para përnjëherë. Kjo do të thotë se ne fillimisht do të jemi në pjesën skajore dhe presim që edhe në thellësinë e ndërtesës të ketë akoma më shumë. Meqenëse tash u gjetën mbetjet mortore, kjo kalon në duart e prokurorit për krimet e luftës, dhe javën e ardshme pritet të mbahet edhe një takim me strukturat e EULEX-it dhe zyrtarët serbë për të parë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Gërxhaliu./Kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.