Uji Dea

U hap ekspozita tradicionale e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Në një ceremoni organizuar në kampusin inovativ të UBT-së, sot është hapur ekspozita tradicionale e organizuar nga Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.

Ekspozita, e cila tashmë ka një traditë disavjeçare të organizimit, sivjet përfshin në vete mbi 150 punime të ekspozuara të studentëve të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, punime këto nga lëndë të ndryshme të studimeve.

Ekspozita është pjesë edhe e ekspozitës “Prishtina Architecture Ëeek” dhe ceremonia hapëse saj u përcoll nga studentë, profesorë, prindër dhe përfaqësues të institucioneve partnere të UBT-së.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në çelje të ekspozitës, theksoi se ngjarje si kjo ekspozitë e studentëve janë shenjë e rritës dhe zhvillimit të vazhdueshëm të institucionit dhe të përparimit të studentëve, punimet e të cilëve nga viti në vit janë më profesionale dhe më domethënëse.

Fundamenti

Ai falënderoi profesorët dhe studentët që u angazhuan dhe krijuan punime për një ekspozitë kaq madhështore dhe profesionale.

Për punën rreth përgatitjes së ekspozitës foli dekani, Lulzim Beqiri.

Ceremoninë e përshëndetën edhe Eljesa Surdulli, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe arkitekti Bekim Ramku.

Në fund të ceremonisë u dhanë edhe shpërblimet tradicionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.