UBT

U hap ekspozita me fotografi “Arti i rrudhave” i autorit Muhamed Sadriu

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një ekspozitë e veçantë është hapur këtë të premte në Galerinë e Arteve në Gjilan. Skaj kësaj ekspozite po qëndronin protagonistët e saj, njerëz që kishin shkelur një shekull jetë. Fytyrat e tyre, që në vete bartin mbi 100 vite sikur rrëfejnë për të kallurën e Kosovës ndër vite e krejt këto me mjeshtri i ka fotografuar artisti Muhamed Sadriu, i cili diç që e kishte nisur si ide e bëri realitet.

Si asnjëherë më parë, galeria ka qenë e mbushur përplot e në mesin e këtij publiku të madh ishte edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se është i nderuar se në të ka personazhe, një gjyshe që ka bërë 105 vjet e që po duket më e re se ne, baca Muharrem që është në prag të 100- vjetorit e që janë personazhe të gjalle që do të mbeten në memorien tonë.

“Artisti Muhamed Sadriu na e bëri të këndshëm këtë fundjavë, një ditë jashtëzakonisht e mirë e komuna do të vazhdojë të mbështes çdo lloj aktiviteti kulturor ngase Gjilani do ta ruaj epitetin e kryeqytetit kulturor. E kemi të arritur me punë, me aktivitet të ngjeshur kulturor, me kreativitetin tonë dhe me të mirat që i kemi sjellë. Kjo ekspozitë është diç e re dhe e veçantë, andaj duhet përgëzuar Muhamed Sadriun”, ka thënë kryetari Haziri, që ka uruar qytetarët e Gjilanit që t’u ngjajnë këtyre njerëzve për kah veprat e mosha.

Në ekspozitë ishte i pranishëm edhe Hasan Alia, nënkryetar i komunës së Vitisë, i cili ka theksuar se është kjo një ekspozitë e llojit të veçantë. Ai përshëndeti edhe personazhet e ekspozitës, kurse Gjilanit i dha notën 10, ngase, siç tha ai, të gjithë po synojmë që ta kemi fatin e këtyre njerëzve. Ai ka inkurajuar autorin që të vazhdojë me ekspozita të kësaj natyre.

ARKATANA

Xhevat Latifi në cilësinë e moderatorit ka theksuar se thinjat dhe rrudhat janë shenja të një kohe e kur shikojmë këto shenja i futemi një bote mister që ka jeta dhe vetë njeriu si qenie më delikate që e ka krijuar Zoti në tokë.

“Në këtë ekspozitë jemi me dramën e autorit Muhamed Sadriu, me jetën e njeriut, me ata që kanë shënuar 100 vjet e nëse ne duan të shohim të dashurit tanë që duan të jetojnë 100 vjet, në këto personazhe mësojmë këtë. Në këtë art të rrudhave shohim jetën e Kosovës, vendin që di të rris burra e gra 100 vjet. Zoti e bekoi këtë vend dhe këtë mund ta shohim në këto fotografi”, ka thënë Xhevat Latifi, poet.

Shkaktari i kësaj ekspozite, arkitekti i kësaj ekspozite, Muhamed Sadriu, ka falënderuar kryetarin e komunës, Lutfi Haziri, që ka mundësuar realizimin e kësaj ekspozite dhe tha se mbi të gjithë këtë ekspozitë e kanë hijeshuar nëna Zaide e mixha Muharrem, që ishin të pranishëm në ekspozitë.

“Ka shumë njerëz që duhet falënderuar me emër, që më ndihmuan e ishin bashkë me mua, që bënë që të realizohet ideja ime dhe unë i falënderoj të gjithë ata. Sot janë 21 personazhe, që lidhet me shekullin 21 dhe që moshën mesatare e kanë 101 vjet e gjysmë”, tha autori Muhamed Sadriu, që falënderoi të gjithë, e në mënyrë të veçantë kryetarin Lutfi Haziri i cili e ka mbështetur këtë ekspozite./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.