GRANDEMALL

U dëbua nga lokali në Austri, kosovari i vë flakën një shisheje me benzinë dhe e hedh para hyrjes

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një 23-vjeçar kosovar, banues në Vjenë, thuhet se i ka vënë flakën një shishes me benzinë dhe ka hedhur në hyrje të një diskoteke në Vösendorf (Austri e Ulët)Një incident i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate në Vösendorf (Mödling): Pak pas orës dy të mëngjesit, djaloshi i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake, përcjell albinfo.at.

Sulmi shkaktoi zjarr, por u shua shpejt nga zjarrfikësit, të cilët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes. 30 personat që ndodheshin në lokal, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

UBT

Pak minuta më vonë i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar. Autoritetet policore austriake gjetën në veturën e tij një sasi të vogël kokaine. Arsyeja e ngjarjes nuk është bërë e ditur. Megjithatë, supozohet se kosovari ishte dëbuar më parë nga ai lokal. Për gazetën heute.at, policia ka njoftuar se i dyshuari deri më tani ka refuzuar të japë deklaratë dhe aktualisht po mbahet në burgun e Wiener Neustadt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.