Mobi Casa

U.D. Kryeprokurori i Shtetit vizitoi Prokurorinë Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë pritur nga Kryeprokurori, z. Arben Kadriu, dhe prokurorët e kësaj prokurorie.

Kryeprokurori Kadriu e ka njoftuar U.D. Kryeprokurorin Kelmendi me punën, të arriturat, sfidat si dhe çështjet tjera me të cilat përballën prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

RCCOLA

Në anën tjetër, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar punën dhe efikasitetin e kësaj prokurorie në trajtimin e rasteve penale./rajonipress/