Eko Higjiena

U certifikuan 66 gra vitiase në fushën e përpunimit të ushqimeve të ndryshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Si dhe u bë përurimi i biznesit për përgatitjen e ëmbëlsirave “Arona” që u hap falë një donacioni.

Në Viti u bë certifikimi i 66 grave vitiase të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e përgatitjes së ushqimit tradicional, përpunimit të pemëve dhe perimeve, përpunimit të qumështit dhe të ëmbëlsirave.

Gjithashtu është bërë edhe përurimi i biznesit “Arona” në fshatin Gjylekar të Vitisë, i cili merret me përgatitjen e ëmbëlsirave.

Ky biznes do të menaxhohet nga Bukurije Berisha, e cila edhe ka përfituar pajisje për pune por edhe trajnime profesionale. Të dyja këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave drejtë fuqizimit ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale”, projekt ky që është pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) në partneritet me Komunën e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtyre aktiviteteve ka folur në veçanti për rëndësinë që ka pasur ky projekt për komunën e Vitisë. “Ky projekt ka pasur një rëndësi të veçantë për komunën e Vitisë, pasi që me të ne kemi ndihmuar qytetarët vitias në veçanti gratë që të hapin bizneset e tyre dhe të gjenerojnë të ardhura. Për këtë dua të falënderoj të gjithë që kanë bashkëpunuar në këtë drejtim dhe sot dua të urojë jo vetëm znj. Bukurije Berisha e cila ka hapur biznesin e saj por edhe të gjithë gratë të cilët kanë ndjekur dhe përfunduar me sukseset trajnimet”, u shpreh Haliti.

ARKATANA

Ai potencoi se ndonëse Komuna e Vitisë, e ka pasur të kufizuar dhe të pamjaftueshëm buxhetin në bashkëpunim me partnerët e shumtë ata e kanë shumëfishuar atë.

Ndërkaq Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), u shpreh falënderues ndaj Komunës së Vitisë dhe Kryetarin Haliti për bashkëpunimin e mirë duke potencuar se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërkaq një fjalë rasti e ka mbajtur edhe Fjolla Raifi nga UNDP, e cila theksoi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me këtë komunë dhe foli mbi të arriturat e këtij projekti në komunën e Vitisë.

Përndryshe në aktivitetet e ditës së sotme ka marrë pjesë edhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.