Mobi Casa

U certifikuan 50 të rinj për aftësim punësimi dhe ndërmarrësisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Janë certifikuar 50 të rinj, të cilët kanë ndjekur një trajnim të organizuar nga EMPOWER në bashkëpunim me organizatën Help Kosova, që ka për qëllim të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësis tek të rinjtë.

Ky projekt që financohet nga USAID-i amerikan e bashkë financohet nga komunat partnere, përfshin komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit.

UBT

I pranishëm në këtë solemnitet të shpërndarjes së certifikatave ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, Brian Martalus, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik-USAID, Artan Loxha, zëvendës drejtor i Programit EMPOWER dhe Shqipe Breznica, koordinatore e Organizatës gjermane Help. Pos certifikimit, 50 të rinjtë që u certifikuan, kanë të drejtë të aplikojnë për grante në lëmi të ndryshme./rajonipress/