United Hospital

U certifikua rezultati i zgjedhjeve nacionale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për certifikimin e zgjedhjeve nacionale. Vendimi është marrë pak para orës 18 të ditës së sotme. Me këtë rast, anëtari i KQZ’së, Florian Dushi ka thënë se u përmbyll një proces i suksesshëm zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve nacionale te cilat u mbajten me date 08.06.2014. Kështu, me sukses, u përmbyll edhe një proces zgjedhor me mjafte rendësi per Kosovën”, ka thënë Dushi.

Nga votimi i 179 923 votuesve, 37 ulëse i ka siguruar koalicioni parazgjedhorë PDK, PD, LB, PSHDK dhe Partia Konservatore. LDK –ja ka arritur të marrë 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 16, AAK-ja 11, Lista Srpska 9, Nisma 6.

Eco Higjiena

AKR edhe pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës me vetëm 4.67%.

Numri i përgjithshëm që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, sipas KQZ-së, është 179,923 që në përqindje i bije 42.63% të daljes së përgjithshme.

Po ashtu KQZ ka marrë njoftime me shkrim nga kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka fituar votat të jetë deputete, se ajo do të tërhiqet nga pozita e deputetes. Një njoftim të tillë, KQZ-ja ka marrë edhe nga kandidati tjetër Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.