U bëhet thirrje fermerëve vitias që të aplikojnë për grande dhe subvencione
Viti – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman kanë mbajtur sot në Viti një trajnim me fermerët dhe përfaqësues të komunave të ndryshme ku pjesëmarrës ishte edhe Komuna e Vitisë. Në këtë takim të pranishmit u njohën rreth programit të MBPZHR-së për vitin 2015, konkretisht rreth programit për grande që sipas pjesëmarrësve shkon deri në 20 milion euro por u njoftuan edhe rreth subvencioneve.
Nysrete Doda Gashi, nga Ministria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillimit Rural tha se nga 25 shkurti i këtij viti kjo Ministri ka bërë thirrjen për aplikim që do të zgjas deri me 10 prill. “Programi për grande në këtë vit është 20 milion euro. Ndërkaq subvencionet që janë pjesë tjetër ose për ndryshe që quhet edhe pagesat diskete. Grandet ndahen nëpërmes të masave të ndryshme si 101, ku përkrah investimet në asetet fizike të ekonomive familjare, konkretisht prodhimtarinë primare dhe këtu mbështetën sektorë të ndryshe duke filluar nga pemëtaria, qumështit, mishit,vezës, rrushit etj ndërkaq shuma e përgjithshme për këtë masë është 11 milion që ndahet në bazë të sektorëve” u shpreh Doda Gashi.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për masat e tjera që do të mbështetën nga këto grande por edhe rreth subvencioneve. Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti tha se kjo drejtori është e gatshme të ndihmoj fermerët vitias që të aplikojnë në këto grande dhe subvencioneve. “Në kuadër të drejtorisë sonë është Qendra Informative Bujqësore ku fermerët tanë mund të informohen për të gjitha projektet që ofrohen nga Ministria. Po ashtu ne i ndihmojmë fermerët tanë në përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme për të aplikuar në Zyrën Regjionale në Gjilan andej ju bëjë thirrje të interesuarit të vizitojnë drejtorinë tonë duke potencuar se qendra përkatëse do t`i ofroj ndihmë në përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme”u shpreh Ademi.
Ndërkaq rreth procedurave për aplikim për masën 302, formulari për aplikim, afatet dhe kriteret përzgjedhjes ka folur Nehat Veliu nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë. Po ashtu në këtë takim ka prezantuar edhe eksperti nga GIZ, Projekti COSIRA, Thomas Wehinger.
Për ndryshe ky takim është realizuar nga projekti GIZ, Cosira –Konkurrueshmëria në Sektorin Privat Rural, i cili financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë në bashkëpunim me Departamentet për brenda Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Kosovës./rajonipress/


