UBT

U angazhuan 11 lojtarë shqiptarë, nuk shënuan asnjë gol

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ne javën e dytë te superligës zvicerane u aktivizuan gjithsej 11 futbollistë shqiptarë. 4 prej tyre luajtën gjatë 90 minutave e të tjerët ia filluan ndeshjes e u zëvendësuan më vonë apo u futën në lojë gjatë ndeshjes. Dy futbollistë shqiptarë u ndëshkuan me karton të verdhë (Taulant Xhaka dhe Kristian Nushi).

Këtë javë asnjëri nga lojtarët shqiptarë nuk shënuan për klubet e tyre. Në pesë ndeshjet e javës së dytë të superligës u shënuan 17 gola e u ndëshkuan 30 futbollistë me karton të verdhë. Karton të kuq nuk pati në asnjë ndeshje.

FC.Grasshoper– FC Basel 1 : 1

Ne ndeshjen derbi të kësaj jave ku u takuan nënkampioni dhe kampioni në fuqi, të dy ekipet shënuan nga një gol duke i ndarë kështu së bashku edhe pikët.

Për skuadrën vendëse nga futbollistët shqiptarë Amir Abrashi luajti gjatë 90 minutave e Shkëlzen Gashi luajti nga fillimi e deri ne minutën e 85.

Për ekipin mysafir Taulant Xhaka u aktivizua nga minuta e 37 duke u ndëshkuar me karton te verdhë në minutën 52. Në këtë ndeshje u ndanë 5 kartonë të verdhë, dy për vendës e tre për mysafirët.

FC Aarau–FC Luzern 4 : 2

Uji Dea

Në këtë ndeshje u shënuan më së shumti gola dhe njëherësh u ndëshkuan më së shumti futbollistë. U ndanë 8 kartonë të verdhë, nga 4 për të dy ekipet. Nga futbollistët shqiptarë u aktivizua vetëm Jahmir Hyka nga minuta e 64 për skuadrën e Luzernit.

FC Thun – St. Gallen 3 : 2

Në këtë ndeshje për ekipin vendës si rezervistë në pjesën e dytë u futën në lojë Berat Sadiku nga minuta e 66 dhe Edmond Lekaj nga minuta e 79. Në anën tjetër këta futbollistë kishin përballë dyshen tjetër shqiptare, Ermir Lenjani i cili luajti tërë ndeshjen dhe Kristian Nushi i cili e filloi ndeshjen për tu zëvendësuar në minutën e 72. Nushi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62. Ne këtë ndeshje u ndëshkuan dy futbollistë vendës e pesë mysafirë.

FC. Sion –FC Zürich 0 : 0

Futbollisti shqiptar Beg Ferati për vendës dhe Berat Xhimshiti për mysafirët të cilët luajtën nga fillimi e tërë ndeshjen, i ndanë pikët me rezultat të bardhë. Për skuadrën vendëse nga minuta e 88 u aktivizua edhe Vullnet Basha. U ndanë 4 kartonë për vendës dhe dy për mysafirë.

FC Lausanne Sport – Young Boys 1 : 3

Në ndeshjen ku u ndanë 4 kartonë, tre për vendës e një për mysafir, në të vetmen ndeshje ku shënuan fitore mysafirët , nuk u aktivizua asnjë futbollist shqiptar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.