Fundamenti

U akuzua për trafik droge, shqiptari kërkon dëmshpërblim nga Gjermania

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjykata e Nurembegut në Gjermani ka liruar nga burgu duke rrëzuar të gjitha akuzat një 54-vjeçar shqiptar, shofer i një kamioni ku u gjetën 644 kilogramë hashash.
54-vjeçari është arrestuar nga policia e Nurembegut prej muajit tetor 2013, duke dalë i lirë pas vendimit të gjykatës vetëm këtë të hënë.

Tashmë shqiptari 54-vjeçar do të marrë një dëmshpërblim të majmë për ditët që ka kaluar si i pafajshëm në burgjet gjermane.

Kapja e këtij kamioni shkaktoi shumë bujë, pasi policia bëri të ditur se kishte shkatërruar një grup që kishte trafikuar në total 5.6 ton hashash nga Shqipëria për në Europë gjatë viteve të fundit.

Uji Dea

Droga e cila u gjet në kamionin e shoferit shqiptar ishte fshehur brenda një blloku graniti, që ishte 2 metra i lartë dhe 7 metra i gjatë me një peshë totale 20 ton.

Sipas prokurorisë, ai e ngarkoi granitin shtatë metër të gjatë dhe dy metër të lartë në Shqipëri dhe do e dërgonte në Holandë, por telefonatat e përgjuara nuk treguan se shqiptari e dinte për ngarkesën ilegale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.