UBT

‘Tym’ nga Fjolla e Stresi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pat njoftuar për Tribuna se planifikon një duet me Stresin. Dhe duket se këtij bashkëpunimi tashmë i ka ardhur koha e prezantimit në publik. Fjolla Morinia ka treguar se gjatë kësaj jave do të publikoj këngën e re, ndërsa përveç angazhimeve profesionale ajo nuk ka hezituar të shpalos pak edhe nga jeta e saj private…

Njihet mjaft mirë për format e saj të mira trupore. Por së fundmi Fjolla Morina ka shijuar edhe famën përmes projektit të saj të fundit ‘FB’. E që nga ajo paraqitje këngëtarja i është përveshur punës që bashkë me bashkëpunëtorët e saj të sjellë në publik edhe ‘hitin’ e radhës. Këtë e bën të ditur vetë këngëtarja për Tribuna, duke theksuar se kënga e re do të vijë së shpejti.

“Tanimë veçse e kam përfunduar këngën e re. Gjithçka është gati. Kënga do të jetë në bashkëpunim me Stresin dhe sigurisht që ja kemi bashkëngjitur edhe klipin. Titulli i këngës është ‘Jena bo tym’. Për këngën kemi punuar me Produksionin e njohur ‘Threedots’ dhe ka dal një këngë shumë e bukur. Shpresoj tani vetëm të pritet mirë nga publiku, pasi që kënga do të lansohet brenda javës”, kështu ka njoftuar Morina.

Jam beqare…

Mobi Casa

Por kjo nuk është risia e vetme që Fjolla do të sjellë për fansat e saj. Ajo ka bërë me dije se është duke punuar edhe në projekte tjera të cilat do të vijnë shpejt në publik. “Jam duke punuar bashkë me menaxherin tim Andi Gramos edhe në projekte tjera me të cilat do të vijë solo. Por njëherë për njëherë nuk do të flas për to pasi që është herët ende”, ka thënë Fjolla duke mos dashur të shpalos më shumë rreth këngëve të reja.
E ndonëse shumë vjet në skenë, këngëtarja Morina nuk ka shumë projekte pas vetes. Sipas saj arsyeja është përkushtimi në projekte të kompletuara.

“Unë asnjëherë nuk kam lansuar këngë e klipe shpesh. Gjithmonë jam munduar që me kujdes ta bëj përzgjedhjen e secilit projekt të ri. Dëshiroj që në treg të sjell pak e për merak. (qesh)”. Ajo gjithashtu ka theksuar se kënga ‘FB’ e publikuar muaj më parë, ia ka rritur përgjegjësit përballë publikut, gjë kjo që çdo ditë e shtynë të punoj më tepër artistikisht. “Kënga FB më ka bërë të jem edhe më e përgjegjshme. Me të vërtet kjo këngë ka bërë bujë dhe tani publiku normal që pret ‘hit’ të radhës nga unë. Por unë po punoj vazhdimisht dhe po mundohem që mos t’i zhgënjej ata që e pëlqejnë punën time”.

Përgjegjësitë për të cilat rrëfen këngëtarja, duket se i kanë kufizuar edhe kohën për dashuri. “Jo në aspektin emocional nuk ka asgjë të re. Jam beqare dhe po ndjehem mirë. Kohëve të fundit jam vazhdimisht e angazhuar me mbrëmje muzikore, pastaj me punë rreth karrierës sime. Këto janë tani për tani fokusi im”, ka thënë për fund Fjolla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.