Eko Higjiena

Tusk përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithëmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.

Kryeministri Isa Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset euro-integruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi presidentin Tusk edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejshme të Bashkimit Evropian.

Eco Higjiena

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për proceset e tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe krizën e fundit të refugjatëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.