UBT

Tusk ia kujton Hotit dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Avdullah Hoti, sot ka marrë një letër urimi nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, i cili e uroi atw për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

“Me kënaqësi të madhe ju uroj që jeni bërë kryeministër i Kosovës në fillim të këtij muaji. Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën”, thuhet në letrën e Tusk.

Hidromorava

Me anë të kësaj letre, Tusk u shpreh i bindur se LDK-ja do të udhëzohet nga vlerat e EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën e Qeverisë Hoti.

“Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë”, theksohet ne letër./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.