ARKATANA

Turqit shtrojnë iftar për mijëra qytetarë të Luginës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rreth dymijë qytetarë të Komunës së Bujanocit e më gjerë të hënën morën pjesë në iftarin e shtruar nga bashkia Bajramapasha e Stambollit në fshatin Tërnoc të Bujanocit.

Përfaqësues nga ambasada e Turqisë, organizatës turke për zhvillim TIKA dhe Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Beograd, Sulejaman Uglanin nga Novi Pazari e përfaqësues të pushtetit lokal e fetar të Luginës, ishin të pranishëm në këtë organizimin e përbashkët “Karvani i Bereqetit”, nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufi”.

Kreu i bashkisë Bajrampasha, Atilla Aydiner i pwrshëndeti të pranishmit duke ju përcjellë edhe porosit e presidentit të Turqisë dhe shprehu bindjen për përkrahjen e projekteve të këtilla në të ardhmen.

“Ju përgëzojë për këtë iftar dhe gjithashtu falënderoj kryetarin e Bajrampashës për një organizimit të tillë dhe ju urojë një Ramazan dhe Bajram të këndshëm”, theksoi ambasadori i Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozay, raporton Titulli.com.

ARKATANA

Sulejman Uglanin nga Novi Pazari të pranishmëve ju drejtua në gjuhën shqipe duke i falënderuar për nderin që po bënë në vëllazërimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se është një ditë e madhe për komunën tonë dhe se na kanë nderuar të gjithë me pjesëmarrjen.

Gjatë këtij organizimi të iftarit u shfaq edhe një program i pasur kulturoro-artistik me motive të kulturës Islame dhe asaj turke.

“Karvani i Bereqetit” ka vizituar qytetet të ndryshme në Ballkan duke filluar nga Kroacia, Bosnje e Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ndërsa pas Bujanocit rrugëtimin do ta vazhdojë edhe në Bullgari e Greqi. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.