Hidromorava

Turqit hapin bankë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Turqit nuk po ndalen së investuari në Kosovë. Ata sot hapën edhe degën e “İş Banka” në Prishtinë.

Në ceremoninë e hapjes drejtori Gjeneral i kësaj banke, Adnan Bali theksoi se marrëdheniet ekonomike dhe diplomatike ndërshteterore dhe hapat për avancimin e këtyre marrëdhenieve kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e lidhjeve turko-kosovare. Ai gjithashtu potencoi se investimet e korporatave turke në Kosovë, kanë arritur shifrën prej 280 milion dollar.

“Besojmë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve do të zhvillohen në përmasa të dukshme dhe si İş Bankë, ne do të jemi ndërmjetësues të mirë gjatë zbatimit të procedurave të tregtisë së jashtme që do të realizohen ndërmjet dy shteteve’’, ka thënë ai.

UBT

Por, edhe përkundër këtyre premtimeve, drejtori gjeneral i “İş Banka”-së nuk ka premtuar ulje të kamatave. Ai ka thënë se për ketë çeshtje fillimit do te shikojnë tregun aktual të Kosovës.

E pranishme në hapjen e kesaj banke ishte edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila e cila tha se hapja e kesaj banke do të ndihmoj ekonominë vendore. Kusari-Lila po ashtu ka thënë se Kosova po u krijon kushte te mira inevestitorvë të intersuar.

İşbank AG- e cila është pronësi e plotë e İş Banka-së, është aktive me 17 degët e saj, ku 13 prej tyre operojnë në Gjermani, një degë në Francë, Holandë, Zvicër dhe ajo më e reja e hapur në vitin 2011 në Sofje-së në Bulgari. İş Banka operon njashtu edhe me 14 degë në Republikën Turke të Çipros Veriore, si dhe me nga një degë në Londër, Bahrejn, Erbil dhe ne Londer, Bahrejn, Erbil dhe Gjorgji, si dhe ekzistojnë përfaqësitë e saj në Kinë dhe në Egjipt./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.