ARKATANA

Turqia do të vazhdojë të shkollojë e të trajnojë pjesëtarët e FSK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në një takim të përbashkët një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Erdal Ozturk. Me këtë rast, ministri vlerësoi lart bashkëpunimin në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale dhe shtoi se Ministria dhe FSK-ja janë të përkushtuara që këtë bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, ministri Demolli ka shprehur konsideratën për kontributin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

HW

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në vazhdimësi kanë treguar që janë partner i rëndësishëm për FSK-në dhe se kontributi i ushtrisë turke ka qenë tepër i dobishëm për zhvillim e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veçanti, gjeneral Rama shprehu konsideratë për implementimin e planeve të shkollimit, trajnimit dhe mbështetjes të cilat kanë dalë dhe do të dalin edhe në të ardhmen, bazuar në Marrëveshjen aktuale Bilaterale.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Erdal Ozturk tha se Forcat e Armatosura dhe Ministria turke e Mbrojtjes me gatishmërinë më të madhe ka ofruar kapacitetet e saj në të mirë të zhvillimit profesional e operacional të FSK-së dhe shtoi se do të shtohen angazhimet që në të ardhmen të rritet numri i trajnimeve dhe i fushave të trajnimeve, si dhe do të identifikohen edhe fusha tjera të nevojshme për mbështetjen e FSK-së në këtë fazë, por edhe në të ardhmen./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.