UBT

Turpi nuk ka kufinjë për tre kryetarët e tri komunave të Anamoravës: Gjilan, Kamenicë dhe Bujanoc

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të bëhet një kërkesë për Kryeministrin e Kosovës dhe për Ministrinë e punëve të brendshme që të bëhet lëvizja e lirë e qytetareve në kufirin Breznicë – Karaqevë dhe Dobrosinë – Pogragjë e mos të përmendet askund pika kufitare Muhoc – Karaqevë kjo është një turp i madh për Kryetarët shqiptar të këtyre komunave.

Shtrohet pyetja vallë ku mbeti Muhoci dhe Malësia e Bujanocit, ku janë me qindra mijëra hektarë të braktisura me dhunë nga pushteti serb ata banorë edhe sot nuk kanë ku të kthehen nga dhuna dhe terrori që ju bëhet në këtë pikë kufitare.

Sot kur thuhet se Kosova është e lirë dhe demokratike e mos të përmendet askund kjo çështje shumë e dhimbshme nga vetë “shqiptarët”kjo nuk don koment. Deri kur ne shqiptarët duhet t’i falim tokë Serbisë,vderi kur duhet mos t’a ngrisimë çështjen dhe terrorin që ju bëhet atyre Malësorët përkundër vështirësive që kanë me gjenden ekonomike dhe sociale ata çdo ditë përballen edhe me dhunë psikike dhe fizike nga xhandarmëria,ushtria dhe policia serbe.

Mërgimtarët mezi presin të vijnë dhe të vizitojnë vendlindjen e të parëve të tyre dhe vendlindjen e tyre pika e parë që ballafaqohen janë pika kufitare në Muhoci që sot askush nuk e qanë hallin e tyre. Ku kemi investitorë me qindra mijëra euro të financuar nga financat familjare për rrugët e Malësisë si p.sh Rasti i Sevdail Hazirit në rrugët e fshatit Suharrën dhe tash së fundit Rruga e Zarbincës duke u rregulluar me mjetet vetanake të qytetarëve e më herët edhe rruga e Pribocit dhe Rambabuqës e pushteti Komunal në Bujanoc dhe ato të Gjilanit dhe Kamenicës nuk çajnë hallin e atyre banorëve deri ku shkon kjo poshtërsi a ju vjen marre hiq a jo të ju falim me qindra mijëra hektarë Serbisë.

Mobi Casa

A thua e dijë këta kryetarë se ku gjendet Muhoci e Karaqeva këto dy pika shumë të ndjeshme kufitare.
Është e vetmja iniciativa e Lëvizjes “Vatra” nga Gjilani që pikën kufitare Muhoc -Karaqevë që t’a legalizojë, por për shkak të burokracisë dhe mjeteve financiare kjo çështje është duke shkuar pak si ngadalë, por shpresojmë se një ditë do të jetësohet iniciativa e Lëvizjes Vatra.

Kryeministri i Kosovës jep me dhjetëra mijëra euro për ekskursione për pushtetarët e Luginës kinse për të vajtuar hallin e qytetareve të Luginës në Amerikë e në anën tjetër në vend të punojë e të popullojë atë Malësi ku dëshira e malësoreve është aq e madhe për të u kthyer por nuk kanë përkrahjen institucionale, por vetëm në rrezikun e tyre dhe familjes mundohen të bëjnë rrugë, shtëpi vikendi dhe të zhvillojnë bujqësin dhe turizmin por terrori i Serbisë dhe vetë institucioneve shqiptare nuk munden t’a bëjnë një gjë të tillë.
Vetëdijesohuni oj ju të “zgjedhurit” e popullit se një ditë historia do të ju gjykojë dhe do të turpëroheni nga vetja e juaja.

Kryetar,
OJQ Guri i zi
Bujanoc

Fatmir Sopi