Mobi Casa

Turpi kosovar, një armatë zv.ministrash që zhvatin milionat

/ 13 minuta lexim
Mobi Casa

Dy ditë më parë, në një adresim publik për medie, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke folur për përbërjen e stërfryrë të Qeverisë së Kosovës, deklaroi se ështëshqetësues numri i zëvendësministrave, prandaj 75 milionë euro,që jep BE-ja, është më mirë të shpenzohen për reforma të mirëfillta, sesa për të paguar zyrtarë pa nevojë.

“Kemi një super-Qeveri me shpenzime koti të buxhetit, shpenzime marramendëse dhjetëra apo qindramilionëshe vetëm për të mbajtur aktive dhe për të rehatuar klane partiake e kriminale. Merreni me mend që Gjermania, Franca dhe Kina bashkërisht nuk kanë zv.ministra sa ka Kosova. Të gjithë këta zv.ministra, pa asnjë dallim, nuk kanë ndonjë rol produktiv të nevojshëm për zhvillimin e shtetit, por thjesht janë vetëm zhvatës të paskrupull të parave të popullit”, thotë analisti Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”‘

Dy ditë më parë, në një adresim publik për medie, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke folur për përbërjen e stërfryrë të Qeverisë së Kosovës, deklaroi se ështëshqetësues numri i zëvendësministrave, prandaj 75 milionë euro,që jep BE-ja, është më mirë të shpenzohen për reforma të mirëfillta, sesa për të paguar zyrtarë pa nevojë. Ajo ka theksuar se Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, dhe nuk dëshiron që të bëjë krahasime me vendet e tjera, por kur shpenzohen 75 milionë të buxhetit të shtetit do të dëshironin të shohin sekëto para do të përdoren për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Prandaj, Apostolova ka bërë thirrje që të riorganizohet administrata publike dhe e shtetit, që mos të bëhen shpenzime koti për zëvendësministra. Këtë shqetësim të zonjës Apostollova e kanë parë si shumë të arsyeshëm edhe analistët politikë, por edhe qytetarët e anketuar nga gazeta.

“Në këtë Qeveri të tanishme jorastësisht, por për interesa klienteliste, këta njerëz kanë ndërtuar e krijuar edhe funksione fiktive krejtësisht të paparashikuara në administratën e shtetit, prandaj të tillët as që mund të pritet se do të bëjnë reforma, sepse janë aty vetëm për zhvatje dhe përfitime të kundërligjshme”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot

Qeveri jofunksionale

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi konsideron se vetë fakti i krijimit të një Qeverie të gjerë të koalicionit është fakt i krijimit edhe të një Qeverie kaq të gjerë me ministra e dikastere të panevojshme, me zëvendësministra e këshilltarë, si kurrë më herët në qeverisjen e Kosovës, gjë që vërtet është për keqardhje, për shpenzimet e panevojshme që bëhen në këtë formacion qeverisës. “Nuk ka dilemë se kjo Qeveri e numrit të madh dhe të gjerë është jofunksionale dhe kushton shumë shtrenjtë. Buxhetit të Kosovës i ndikon negativisht, sepse mjetet që duhet vënë dërgohen në fushat elementare, si në shëndetësi, në arsim, në çështjet sociale dhe shoqërore, kalojnë nëpër xhepat e ministrave, zëvendësministrave të shumtë dhe këshilltarëve të panumërt të Qeverisë. Kjo duhet kritikuar jo vetëm nga faktori ndërkombëtar”, u shpreh ai. “Vetë numri i dikastereve të shumta e bën Qeverinë jofunksionale, për faktin se ndahen punët në mënyrë joadekuate, ku kemi edhe përzierje të detyrave nga një ministri në ministrinë tjetër, ku pastaj mbesin punët pa u kryer dhe për më tepër numri i tillë e varfëron buxhetin dhe ndikon drejtpërdrejt në të mirën e përgjithshme, në mënyrë negative. Pra, janë këto dy çështje që japin mjaft fakte se duhet të bëhet reduktim i dikastereve, por dhe të zëvendësministrave e këshilltarëve. Po se a do të arrihet ajo nuk dihet. Unë nuk mendoj se aktualisht ka fuqi Qeveria aktuale dhe kryeministri Ramush Haradinaj të bëjë reduktim, duke marrë për bazë interesat e partive politike dhe qëllimin e tyre se sa më shumë militantë të punësojnë dhe kështu do të sigurohet e ardhmja e partisë. Vetëm të marrim shembull nga AKR-ja, që ka 5 ministri dhe dhjetëra zëvendësministra e këshilltarë, ndërsa i ka vetëm dy deputetë. Ose NISMA që, përveç ministrave, ka zëvendësministra dhe këshilltarë me thes, dhe krejt kjo bëhet për interesavetjake dhe për asgjë tjetër”, tha Prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Sipas analistit Blerim Burjani, kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë qytetarët, kur shihet se po emërohen njerëz pa lidhje vetëm për të zhvatur buxhetin, për hatër të lidhjeve familjare e klienteliste. “Jemi dëshmitarë se sikur në ato pozita, zëvendësministra, por edhe në pozita të tjera, po emërohen njerëz analfabetë, të paaftë për asgjë dhe të papunë që emërohen në këtë apo atë pozitë. Është absurd se si e tolerojnë qytetarët e Kosovës këtë gjendje, duhet përgëzuar qytetarët për durim, me paratë e tyre të paguhen njerëz kot, që bëjnë ndejë vetëm nëpër kafene pa punë, por me rrogë dy herë mbi standardin apo 7 herë mbi standardin e një punëtori në Kosovë”, theksoi ai.”Ky absurd nuk ka se si të shpjegohet, përveç abuzim dhe zhvatje me paranë e qytetarëve , e këtë të vërtetë e dinë të gjithë, e di jo vetëm zonja Apostollova , e që duket se BEja tani e tutje edhe do ta kushtëzojëKosovën edhe me reforma”, potencoi Burjani për “Kosova Sot”.

QARRI: GJITHË ATA ZV.MINISTRA NUK DINË SE ÇFARË TË BËJNË, PËRVEÇSE TA ZHVATIN BUXHETIN E TATIMPAGUESVE!

Analisti Gani Qarri konsideron se pa asnjë dyshim, kjo është mënyra më eklatante e zhvatjes së buxhetit të vendit dhe parave publike, duke mbajtur dhe duke paguar njerëz koti në institucionet më të larta të shtetit, në vend se ato të kujdeseshin për rritjen e standardit të jetesës dhe mirëqenien sociale të qytetarëve, siç e kanë për obligim dhe detyrë zyrtare me çdo rregull ligjore, para se të emërojnë kaq shumë zëvendësministra pa asnjë nevojë.”Praktika ka treguar se gjithë ata zv.ministra nuk kanë, as nuk dinë se çfarë të bëjnë, përveçse ta zhvatin pa kurrfarë arsyetimi buxhetin e tatimpaguesve kosovarë. Për aq më keq, po kjo Qeveri, përveçse u paguan honorarë edhe gjatë orarit të punës, punëtorëve të administratës shtetërore, që është edhe një veprim tjetër i kundërligjshëm, Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Pal Lekaj, emëron shef të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës zyrtarin më të përfolur të prokurimit për korrupsion, si Nexhat Krasniqi, të suspenduar nga puna dhe të dënuar për korrupsion nga Gjykata Themelore, vërtetuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo Kushtetuese, shqetësim që u ngrit nga deputetët edhe në seancën e fundit parlamentare”, vijoi më tutje ai. “Në vend se të ndodhin reformat më se të nevojshme, pushtetarët aktualë jo vetëm se nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim, por ata edhe vazhdojnë t’i mashtrojnë në vijimësi qytetarët e vendit, kinse janë duke bërë reformë, e në fakt edhe vetë administrata shtetërore përdoret vetëm për punësime familjare, klanore, partiake e kriminale, nga cilado parti që vjen në pushtet. Në këtë mënyrë, në Kosovë edhe19 vjet pas luftës dhe mbi 10 vjet pavarësi shtetërore, kasta aktuale politike, pozitë dhe opozitë, me zhvatës të inkriminuar në krye, pa fije turpi, vazhdon t’i rrjepë qytetarët dhe buxhetin e taksapaguesve kosovarë, duke rrezikuar ta shkatërrojë edhe sistemin financiar të shtetit tonë të brishtë”, ka thënë Qarri për “Kosova Sot”.

ALIU: PUSHTETARËT PO I RRJEPIN QYTETARËT DHE BUXHETIN E TAKSAPAGUESVE

Mobi Casa

Ndërsa, analisti Bislim Aliu thotë se është për t’u çuditur, me të vërtetë, se si po zhvaten paratë e tatimpaguesve kosovarë, duke paguar njerëz koti në institucionet e larta të shtetit, që fare nuk e kanë idenë, se çka duhet të bëjnë, por dihet vetëm që quhen zv. ministra, e dinë vetëm se si të zhvatin buxhetin e tatimpaguesve kosovarë. “Në vend se të ndodhë, me të vërtetë reforma, pushtetarët vetëm i mashtrojnë qytetarët se kinse janë duke bërë reformë, e në fakt, administrata përdoret vetëm për të punësuar familjarë, klanorë, partiakë e kriminalë, nga secila parti që vjen në pushtet. Dhe, tani përsëri duhet ta shtrojmë pyetjen se deri kur qytetarët do të lejojnë, që kjo klasë politike, pa asnjë dallim, qoftë në pozitë apo në opozitë, të vazhdojnë vazhdimisht të tallen dhe t’i zhvatin qytetarët në baza ditore? Edhe këtu vështirë të gjendet një përgjigje adekuate. Të gjithë këta zv. ministra, pa asnjë dallim, janë zhvatës të parave të popullit. Ndaj, në një shtet ligjor, kjo çështje do të rregullohej me ligjin për Qeverinë, e në Kosovë edhe pas 19 vjet pas luftës dhe mbi 10 vjet pas pavarësisë ligji për Qeverinë nuk është askund, e pushtetarët vazhdimisht i rrjepin qytetarët dhe buxhetin e taksapaguesve! Aq shumë zv. ministra që ka Kosova, nuk kanë as Gjermania, as Franca dhe as Kina së bashku !!! Andaj, kujt qeveritarët tanë po i shesin dushk për gogla?”, potencoi Aliu për “Kosova Sot”.

“Pushtetarët i rrjepin qytetarët dhe buxhetin e taksapaguesve duke e vizatuar e duke e dizajnuar kabinetin qeveritar sipas tekeve dhe interesave të tyre politike e klienteliste”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot

Xhungël institucionale

Analisti politik Shefik Shkodra thotë se me kohë është dashur një reformë e domosdoshme, po ata që duhet ta bëjnë, edhe po të dinin nuk e bëjnë, sepse kanë interesin e tyre klienteliste. “Këto qeveritë tona, kemi thënë, nuk kanë një program për sanimin e gjendjes dhe përmirësim në ekonomi. Po duan të hyjnë në histori, por edhe të plaçkitin sa më shumë. Pasi i shkatërruan të gjitha ndërmarrjet ekonomike me tender dhe, kushedi çfarë janë përfitimet e ndonjërit, i lanë njerëzit rrugëve dhe pa ua kthyer atë që u premtuan. As punë e as para! Kështu vepruan të gjitha partitë që i patëm deri tani në qeverisje”, u shpreh ai. “Është shumë e vërtetë se, nuk kanë ndonjë veprim të dobishëm për shoqërinë, veç pagave mujore dhe ndonjë punësim të njerëzve familjarë. Ndonjë ndihmë për lehtësimin e oligarkëve të njohur. Kjo Qeveri, kemi thënë, se nuk ka një program, prandaj vazhdon kështu”, tha Shkodra për “Kosova Sot”.

Edhe Ragip Guraziu thotë se një Qeveri e tillë megalomane nuk ka funksion tjetër veç zhvatjes së djersës dhe taksave të qytetarit që në forma të ndryshme të grumbullimit përbëjnë buxhetin e shtetit. “Kjo është tepër absurde çka ka ndodhur, sidomos në këtë mandat të fundit. Kemi njësuper- Qeveri me shpenzime koti të buxhetit, shpenzime marramendëse dhjetëra apo qindra- milionëshe vetëm për të mbajtur aktive dhe për të rehatuar klane partiake e kriminale. Merreni me mend që Gjermania, Franca dhe Kina bashkërisht nuk kanë zv. ministra sa ka Kosova. Të gjithë këta zv. ministra pa asnjë dallim nuk kanë ndonjë rol produktiv të nevojshëm për zhvillimin e shtetit, por thjesht janë vetëm zhvatës të paskrupull të parave të popullit. Kështu po ndodh vetëm në vendin tonë dhe nuk besoj që një praktikë e tillë e zhvatjes së parasë së taksapaguesve të ndershëm të shtetit të ndodhë në asnjë vend tjetër”, u shpreh ai. “Kjo ‘xhungël’ e funksionimit të një shoqërie politike klienteliste që quhet Qeveri po vazhdon të mbijetojë kështu jorastësisht, sepse kështu e do vetë kjo kastë politike, në pozitë dhe opozitë, sepse të gjithë janë sprovuar deri tani, kur po kalojmë 10 vjet në pavarësi, dhe asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk u kujtua ta bëjë e ta fusë në funksion ligjin për Qeverinë, një ligj që është premtuar kaherë, por nuk është askund”, vlerë- soi Guraziu për “Kosova Sot”.

Qytetarët, të indinjuar me abuzimin e pushtetit

Me tone shumë kritike dhe me humbje besimi në këtë kastë politike që po qeveris vendin, e shohin përbërjen megalomane të kabinetit qeveritar edhe qytetarët e anketuar, të cilët i japin plotësisht të drejtë kritikës së bërë nga Apostollova. Qytetari Sami Zeneli thotë se në një vend si Kosova, që nuk i ka as dy milionë banorë, një Qeveri me më shumë se 20 ministra e 80 zëvendësministra është Qeveri shumë e madhe dhe e panevojshme, vetëm në dëm të shtetit dhe buxhetit të shtetit. “Qeveria, e cila po e udhëheq shtetin e Kosovës, me rreth 1.8 milion banorë është shumë e madhe, është jashtëzakonisht e tepërt, pasi çdo ministër i ka së pakur katër zëvendësministra e po flitet që kanë edhe nga 7-8 zëvendësministra. Kështu që mendoj se ato mjete do të duhej destinuar aty ku me të vërtetë ka nevojë dhe ka vend të mjaftueshëm për zhvillim ose edhe për njerëzit me nevoja që po vuajnë ende nga skamja dhe jetojnë madje edhe pa shtëpi akoma”, tha Zeneli për “Kosova Sot”.

Edhe Nuhi Salihu ndan pothuajse të njëjtin gjykim lidhur me këtë çështje.”Unë mendoj që me buxhetin e shtetit po abuzohet edhe tani, dhe gjithmonë është abuzuar, prej pas luftës, sepse këtu vazhdimisht kanë hyrë mjete të mëdha, në Kosovën me një popullatë prej një milion e gjysmë, Kosova ishte dashur të jetë një Zvicër e vogël, por edhe në bashkëpunim më disa të huaj, tonët kanë vjedhur nga pak, kurse ata- të huajt e kanë vjedhur shumicën, këta i kanë heshtur gjërat dhe tani kemi ardhur deri në këtë gjendje që sikur të mos kishin qenë remitencat, ky popull nuk do të kishte mundur të mbetet gjatë, të mbijetojë, sepse prej vendit tonë asgjë nuk eksportohet jashtë, por vetëm importohet dhe po shihet që prodhim për zhvillim këtu nuk ka”, theksoi Salihu. Po aq kritik është edhe qytetari Hamit Nuredini. “Absolutisht pajtohem me thëniet e zonjës Apostollova nga BE-ja, sepse ajo plotësisht ka të drejtë në kritikat e saj”, tha Hamit Nuredini.

(Kosova Sot)