Fundamenti

Turne integrues i shahut në Vjenë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vjenë – Nën patronatin e Federatës së Shahut të Vjenës, në ambientet e këtij institucioni u organizua një turne integrues i shahut në të cilin morën pjesë edhe disa shahistë nga klubi shqiptar i shahut “Arbëria” me seli në Vjenë. Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e përpjekjeve që po bën shteti dhe shoqëria austriake për integrimin e refugjatëve të cilët viteve të fundit kanë gjetur strehë dhe shpëtim në këtë shtet mik të shqiptarëve.

Fillimisht, në emër të klubit “Arbëria” pjesëmarrësit i përshëndeti sekretari Anton Marku, Më pas të pranishmëve ju drejtua Hanna Wehbeh, jurist nga Siria dhe njëkohësisht edhe shahist i klubit “Arbëria”, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e kyçjes së të huajve në jetën kulturore dhe sportive në Austri si dhe vlerësoi lartë pjesëmarrjen e shahistëve shqiptarë në këtë turne, të cilët në fund fituan dy nga tre vendet e para.

Në turne morën pjesë 26 shahistë nga disa shtete, si Austria, Shqipëria, Kosova, Siria, Libani Iraku dhe Filipinet.. Lojërat u zhvilluan me sistemin zviceran në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa dhe mirënjohje.

Gjyqtar e turneut ishte i përzgjedhur nga Federata e Shahut e Vjenës.

Hidromorava

Renditja përfundimtare: pikë
1. Gregor Neff 6
2. Fatos Krasniqi 6
3. Agron Çika 5
4. Sokol Çekani 5
5. Anton Marku 4 ½
6. Astrit Zenuni 4 ½
7. Masad Thani 4 ½
8. Jan Andrew Alvarico 4
9. Haxhi Zenuni 4
10. Jahjah Zaour 4
11. Hanna Wehba 4
12. Saaed Almohamed 3½
13. Maan Slibi 3 ½
14. Khadjiq Bekmessian 3
15. Hasam Wehba 3
16. Basel Alhelibi 3
17. Nizer Alkurdi 3
18. Labin Wehba 3
19. Yousef Alkurdi 2
20. Rabie Tarboush 2
21. Mathias El-Far 2
22. Mardik Toutlian 2
23. Mohammed Salihh 1 ½
24. Mohanad Alnedawe 1
25. Anas El Hanouni 1
26. AymanMhamad Esmaeel 0

Përndryshe, klubi shqiptar i shahut “Arbëria” (www.arberia.at) këtë vit, si dhe dy vitet e kaluar, garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.