RCCOLA

Turku Simsek Bunjamin kapet me 11 kilogram drogë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Turku Simsek Bunjamin i arrestuar më 23 mars në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai ishte kapur me 11 kilogram drogë derisa po tentonte të dilte nga Kosova me destinacion Austrinë.

Një shtetasi turk Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, raporton rajonipress.

Uji Dea

Gjyqtari i Departamentit për Krime të Rënda Hasan Sadiku i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit turk Simsek Bunjamin.

I pandehuri është kapur me një sasi afër 11 kilogram të substancave narkotike tek pika kufitare “Dheu i bardhë” derisa po tentonte të dilte nga Kosova me destinacion Austrinë./rajonipress/