United Hospital

Turku plagos boksierin Besar Nimani dhe tre shqiptarë tjerë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një turk 44 vjeçar ka qëlluar të shtunën me një revole në drejtim të katër shqiptarëve me shtetësi gjermane. Me këtë rast janë plagosur pesë persona.

Me këtë rast janë plagosur pesë persona, në mesin e të cilëve edhe boksieri profesionist nga Bielefeldi, Besar Nimani. Sipas policisë janë shkrehur gjithsej pesë plumba. Personi që ka shtënë me armë është duke u mbajtur në burg për tentim vrasjeje në Ummeln. Revolja e tij (Walther PKK, kalibri 7.65) është konfiskuar.

Njëri nga kosovarët e plagosur e ka mbajtur sulmuesin që të mos ikte deri sa ka ardhur policia, shkruan gazeta “Mindener Tagblatt”.

Hidromorava

“Natyrisht, ai nuk e ka pasur ndërmend të vrasës askënd. “Klienti im vetëm është vetëmbrojtur”, ka thënë avokati gjerman i turkut. Megjithatë, për policinë mbetet i paqartë motivi i të shtënave me armë. Për të mbuluar më mirë ngjarjen, komisioni me emrin e shifruar “Imbiss” është rritur nga 9 në 12 anëtarë. Sipas avokatit, shqiptaro-gjermanët e plagosur e kanë sulmuar klientin e tij dhe se nuk kanë qenë aq të “pasherrë”.

Ndërkohë, vëllai i boksierit Besar Nimani, njëherësh menaxher i tij, Berat Nimani ka ngritur akuza të rënda kundër personit që ka qëlluar mbi vëllanë e tij. “Ai donte të shkatërronte karrierën e Besarit”, thotë ai. Sipas tij, në rastin e sherrit me turkun është bërë fjalë për shantazh me të holla. Ndërsa avokati i turkut ka thënë se klienti i tij nuk ka të bëjë me këtë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.