Fundamenti

Turizmi në Shqipëri ende patriotik

/ 2 minuta lexim
HW

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror u rrit me 19.7 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se në krye të listës qëndrojnë shqiptarët që vijnë nga trevat.

“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër europian pati një numër të rritur të turistëve”, thotë Ekonomi.

Hidromorava

Rritja e numrit të turistëve, sipas ministres Ekonomi, ka çuar në shtim të aktiviteteve të hotelierisë dhe restoranteve, që në anën tjetër përbën dhe një mundësi më shumë për punësim.

“Në janar-gusht 2016 janë 2.4 përqind më shumë biznese që nisën aktivitetin, ndërsa vlerësimet në sektorin e punësimit që vijnë nga turizmi apo aktivitete të lidhura me turizmin, tregojnë që numri i të punësuarve në sektor u rrit me 77 mijë persona”, shton ministrja.

Këtë vit Shqipërinë e vizituan disa herë grupe gazetarësh ndërkombëtarë të cilët shkruan artikuj mbi potencialin turistik të vendit. Por nuk mungoi edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, ku operatorët turistikë shkëmbyen eksperiencat me operatorë të huaj./TCh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.