Fundamenti

Turizmi i Shqipërisë në “National Geographic”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

“National Geographic”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Shkrimi i titulluar: “Shqipëria, në qendër të vëmendjes”, nënvizon faktin se në muajin nëntor të këtij viti, teksa Shqipëria që feston një shekull pavarësi, vend ballkanas me stabilitet, çmohet për debutimin turistik botëror. Përballë ngushticës së Otranton, në jug të Italisë, Shqipëria ofron pamjen e dhe mundësitë për pushime klasike mesdhetare.

Mobi Casa

Autori citon një banore të kryeqytetit, e cila saktëson se Deti Jon shtrihet në pjesën jugore të rivierës shqiptare, ku kodrat e mbuluara me ullinj takojnë detin e kristaltë. Ajo rekomandon plazhe të vogla si Pasqyrat apo Livadhi. Vend të veçantë në shkrim zë edhe Butrinti, pjesë e trashëgimisë botërore, një vend i mbushur me histori, për të cilin poeti romak Virgjili e ka quajtur si “Troja e vogël”

Por, Shqipëria nuk ofron vetëm detin e kristaltë. “National Geographic” shkruan se malet në pjesën veriore të Shqipërisë, në parkun kombëtar të Thethit, ofrojnë një pamje mahnitëse. Fshati Theth, sipas shkrimit, dëshmon për të kaluarën e vështirë, ku kullat ishin strehë për gjakësit. Por, tani këto kulla shërbejnë si hane, ku përjetohet mikpritja e famshme shqiptare.