Tuna pret finalen, e gatshme për fitore
Finalja e Dancing With The Stars Albania po afrohet. E natyrisht që një nga pjesmarrëset më të forta është këngëtarja Altuna Sejdiu.
Ajo gjatë gjithë këtyre jave ka dhënë maksimumin e saj, ka shkëlqyer gjithmonë në skenë, prandaj, tash para finales Tuna është shumë e qetë dhe e gatshme për ta treguar vetën edhe njëherë, transmeton Indeksonline.
Madje, këngëtarja ka postuar edhe fotografi në rrjetet sociale ku shihet se si zbavitet dhe bën shaka me stafin e saj gjatë realizimit të provave.
Më poshtë keni disa nga këto fotografi.


