UBT

Tuna po i rikthehet muzikës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka mbi një vit e gjysmë që këngëtarja Tuna nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Paraqitja e saj e fundit mbetet ajo në “Kënga Magjike 2016”, ku u prezantua me projektin muzikor “Duam”, një baladë mbresëlënëse të cilën e këndoi sa ishte shtatzënë dhe ia dedikonte fëmijës së saj.

Në maj të vitit 2017, ajo u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin vendosi ta pagëzojë me emrin Tian.

Që nga ajo kohë, Tuna iu përkushtua vetëm rritjes së djalit, ndërsa nuk u pa fare në evente apo mbrëmje muzikore.

Fundamenti

Megjithatë, duket se kjo nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi Tuna së fundmi ka filluar përgatitjet për projektin e saj më të ri muzikor.

Ka qenë kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren shqiptare.

“Miq të vjetër, muzikë e re”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë, me çka ka lënë të kuptohet se dyshja kanë nisur punën për këngën e re.

Bashkëpunimet e mëparshme të Tunës me Darkon kanë qenë shumë të suksesshme, kujtojmë këtu këngët e njohura të saj si: “Testamenti”, “Pardon”, “Beb i vitit të ri” etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.