ARKATANA

Tuna nuk ndalet!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse po shijon sukses pas suksesi këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu- Tuna, nuk e ka në plan të ndalet.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Tuna po punon në një projekt të ri, ndërsa kjo nuk është risia e vetme. Ajo dhe rep artisti i njohur Cosman, i cili njëherësh njihet edhe si i dashuri i saj po fillojnë pjesën e tret të turneut Fenix.

Është padyshim emri më i përfolur i skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Altuna Sejdiu- Tuna, e cila duket se i është përveshur punës që publikut të saj t’i sjellÑ‘ edhe një risi. Edhe pse ajo po prek majat e suksesit, nuk e ka në plan të ndalet, madje kështu thekson edhe vetë këngëtarja me një status në Twitter, ku shkëput një pjesë të këngës MMV. “Ja nisi prej fillimit, po për mu s’ka fund…”.

UBT

E si duket vërtet nuk ka fund për Tunën, pasi që sipas burimeve të gazetës Tribuna këngëtarja shkupjane është duke punuar në një këngë të re. E për ta vërtetuar këtë ne kemi provuar të bisedojmë edhe me këngëtaren dhe menaxhmentin e saj mirëpo nuk kemi arritur të arrijmë në një pohim apo mohim. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, Tuna nuk ndalet me risi.

Pas një pushimi të shkurtër nga sezoni veror i cili për te ka qenë shumë i ngjeshur, bëhet e ditur se këngëtarja do të fillojë turneun e radhës i cili ia nis me 18 tetor. Ndërkaq ky është turneu i tretë me radhë i Fenix Tour. E përveç Tunës edhe rep artisti Cosman thuhet se është duke punuar ën një këngë të re. E kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me Dr Mic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.