Mobi Casa

Tuna nuk di të ndalet

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Edhe pse për shumë këngëtarë sezoni ka përfunduar dhe netët janë më të qeta, këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu –Tuna, si duket nuk e ka në plan të ndalet. Ndonëse ka kërkuar ‘izën’ para disa ditësh për pushim, ajo i është rikthyer koncerteve.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’, ku ka paralajmëruar që tashmë është në Gjermani, pranë fansave të saj atje.

FIDANISHTJA

Ndryshe është përfolur që Tuna e ka në plan që së shpejti të vijë me projekte të reja. Mbetet të shohim se çfarë do të na sjell ‘Zogu’ kësaj radhe!(Tuna)