Tuna krenare me kombëtaren: Mos e prekni flamurin
Një prej shumë yjeve që u shpreh për ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte edhe këngëtarja nga Shkupi, Tuna.
Tuna për dallim nga koleget e saj e komentoi ‘live’ ndeshjen me statuse në faqen e saj të fansave në Facebook, teksa bëri edhe disa postime mjaft interesante në Instagram.
“Do të kisha dëshirë të isha unë prapa këtij akti”, ka shkruar Tuna në foton ku shihet flamuri mbi Beograd.
Në një tjetër postim, ku shihet Lorik Cana duke u vetmbrojtur, ajo ka shkruar: “Pa Pardon, u fol. Bravo Lorik. Jemi Një. Mos u përzini me ne. Luanë. Fuqia e Shqiptarëve”, u shpreh Tuna.
Tuna së fundmi publikoi këngën “Pardon”, që arriti sukses të madh në ditët e para të lansimit me gati gjysmë milionë klikime të mbledhura. /Telegrafi/


