Mobi Casa

Tuna, jo me Cosman, por me Getin

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, si duket nuk po rri duarkryq. Ajo i është përveshur punës që në publik të vijë me projekte të reja, ku më e përafërta sipas menaxherit të saj Dekorim Sahitit, është bashkëpunim me rep artistin, Getoar Selimin. Ndër të tjera Sahiti për Tribuna ka shpalosur edhe planet e angazhimet tjera të këngëtares, ndërsa ka theksuar se Tuna nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim me Cosman.

Është emri më i përfolur në skenën tonë. Sidomos vjetët e fundit ku edhe arriti të pushtojë skenën me hitet e saj ‘I asaj’ dhe ‘Fenix’. Është kjo këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu-Tuna e cila përmes menaxherit të saj, Dekorim Sahitit, ka bërë të ditur për Tribuna se është duke punuar në projekte të reja. Ndërsa sipas Sahitit, shumë shpejt në treg do të lansohet edhe bashkëpunimi i shumë pritur i Tunës dhe Getoar Selamit- Getit. “Po i ka disa projekte tani. Por njëri ndër projektet më të afërt është bashkëpunimi me Getin. Është një këngë ritmike e cila i përshtatet sezonit verorë”, ka thënë Dekorimi në fillim të bisedës.

Ndërkaq ai ka treguar tutje se kjo këngë do të jetë e plotësuar edhe me videoklip, kurse pritet të dalë në treg gjatë ditëve të nxehta verore. “Kënga tashmë pothuajse është gati. I ka mbetur tash vetëm edhe t’i bashkëngjitet edhe videoklipi. Nuk mund t’ju them saktësisht se kur do të publikohet kënga dhe kripi, pasi që varet pak edhe prej kohës e cila nuk po merr e mirë. Por që besoj që për ditët e nxehta të verës kënga do të jetë gati dhe në duart e publikut”, ka thënë ai tutje dhe ka shtuar. “Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Geti. Sa i përket të tjerave ende është herët të flasim më mirë të jetë befasi për publikun”.

ARKATANA

Nuk do të ketë bashkëpunim me Cosman

E kjo nuk është prurja e vetme që do të na sjell këngëtarja më e kërkuar e skenës sonë. Menaxheri i saj ka nënvizuar se Tuna ka në plan të vijë edhe me një projekt tjetër po ashtu ritmik. “Presim edhe një këngë tjetër nga Tuna, po ashtu edhe kjo do të jetë këngë ritmike. Mirëpo ende nuk kemi realizuar asgjë. E vetmja që e dimë është se kënga do të jetë ritmike dhe e përshtatshme për ndeja e rini. Se kush do ta bëjë tekstin, muzikën ende nuk kemi vendosur. Por edhe kjo pritet të lansohet në muajt e nxehtë të verës”, ka thënë ai më tej.

E ndonëse jemi mësuar që Tuna të përcjellë trendin dhe të jetë gjithmonë në hap me të, duket se sa i përket trendit që ka kapluar skenën për të sjellë albume këngëtarja nuk e ka në plan t’i bashkëngjitet. Sipas Dekorimit, Tuna këtë sezon nuk do të vijë me ndonjë album, por as me ndonjë bashkëpunim me rep artistin Cosman me të cilin e ka këngën ‘Fenix’ që ishte ndër hitet më të mëdha të verës së kaluar. “Jo nuk e ka në plan njëherë për njëherë të vijnë me album Tuna. Nëse do t’i përvishet punës për këtë patjetër që publiku do të jetë i informuar. E sa i përket ndonjë bashkëpunim me Cosman, as nga kjo nuk do të ketë gjë tani për tani”, ka thënë në fund të bisedës menaxheri i këngëtares. (Majlinda Llapashtica)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.