Eko Higjiena

Tuna imazh i KTZ, brendit të Rihannas e Jay Z

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Teksa këngëtaret dhe artistet tjera po bëjnë fotosesione me Fadil Berishën dhe për kreacione mode në Kosovë, është superylli shqiptar, Tuna, që po bëhet imazh i kompanisë me renome botërore, KTZ.

Lajmi i madh u dha në emisionin Prive, ku është raportuar se Tuna do të realizojë një foto-sesion dhe do të jetë imazh i koleksionit të ri të një prej brendeve më me renome në botë, KTZ. Më pas ky informacion u konfirmua nga vet artistja e cila të martën realizoi sesionin, transmeton Indeks.

Tuna edhe më parë ka qenë e admiruar nga ky brend, ku në rrjetet sociale KTZ ka postuar rregullisht fotografi të këngëtares nga klipi “MMV”, e krahas saj edhe të superyjeve botërore, Rihannas dhe Rita Orës, me veshjet e kësaj marke.

Por, si duket ky brend nuk ka vendosur të ndalet me kaq, dhe ka ftuar këngëtaren shqiptare që ajo të jetë imazh i koleksionit të ri dhe të realizojë një fotosesion profesional me ta.

Uji Dea

Kontakti me menaxhmentin e këngëtares ka qenë i pamundur të arrihet, teksa fotot në Instagram janë dëshmi se jo rastësisht Tuna po gjendet në Londër. Bashkë me të në këtë fotosesion do të jetë edhe hip hop ylli i Babastars, Cozman i cili do të marrë pjesë po ashtu në një prej fotosesioneve.

Në faqen e KTZ-së mund të shihen edhe fotografi të Rihannas dhe Rita Orës, teksa edhe Jessie J dhe Katy Perry furnizohen nga ky brend veshjesh, ashtu sikurse edhe ASAP Rocky, Kanye West dhe Jay Z.

Deri tani ky është suksesi më i madh për një artiste shqiptare të dalë nga industria e muzikës shqiptare, sa i përket depërtimit në industrinë ndërkombëtare të modës dhe të shou biznesit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.