Eko Higjiena

Tuna: E dua vendlindjen time, por në Shqipëri kam kaluar vitet më të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prej vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, Altuna Sejdiu mbetet një nga këngëtaret e suksesshme dhe ndër më të komentuarat në tregun muzikor shqiptar. Kudo ku përmendet emri i saj bëhet bujë dhe publiku ka kuriozitet të dijë çdo të re nga jeta e saj.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Tuna është shprehur se vitet më të bukura i ka kaluar në Shqipëri duke theksuar se nuk do që të krijojë përçarje, sepse e do shumë vendin e saj.

“Shqipërinë e dua shumë, nuk dua të tingëllojë klishe, por në Shqipëri kam kaluar vitet më të rëndësishme”.

“Janë vitet ku kam marrë shkollë nga spektaklet. Këtu kam marrë një super përvojë. Sa i përket spektakleve dhe shou-ve nuk ia jap dorën as Maqedonisë, as Kosovës.

FIDANISHTJA

“Ju në Shqipëri jeni njëshi për këtë gjë. Jo rastësisht jam ndër vite këtu dhe nuk jam as në vendlindjen time, as në Kosovë”, citon Xing.al fjalët e këngëtares.

“Ne shqiptarët jemi e zeza vetes dhe nuk dua të fus përçarje. Unë jam shqiptare e Maqedonisë, nuk jam maqedonase se shumë herë e kam thënë këtë”.

“Pra vij nga Maqedonia, jam e shpërngulur në Kosovë, jetoj dhe veproj aty ndërkohë që shumicën e projekteve dhe karrierën time artistike e veproj në Shqipëri. Unë e dua vendlindjen time më shumë se gjithçka në këtë botë”, ka thënë Tuna.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.