United Hospital

Tuna, artistja e parë shqiptare me 100 mijë në Instagram!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Superylli shqiptar, Tuna, ka arritur të bëhet artistja e parë në industrinë e muzikës shqiptare që ka arritur 100 mijë ndjekës në Instagram. Rrejti social prej më të popullarizuarve kohëve të fundit ka hyrë në trend edhe për këngëtarët e artistët shqiptarë, të cilët postojnë fotografi nga koncertet dhe atë që bëjnë nga përditshmëria.

Instagrami ka eliminuar edhe nevojën për paparacë, apo fotografë që paguhen për të përcjellur VIP-at, sepse ata vet e shfrytëzojnë Instagramin dhe tregojnë atë që po bëjnë në kohë reale.

Duket se suksesi i fundit me klipin “MMV”, një projekt rekord me ikonën e hip hopit, Getoar Selimin, që ka ndikuar që Tuna të bëhet artistja e parë me 100 mijë ndjekës në Instagram.

FIDANISHTJA

Tuna pas vetes menjëherë e ka Elvana Gjatën e cila ka 95 mijë ndjekës në Instagram dhe me një fjalë po zhvillohet një konkurrencë dhëmbë më dhëmbë mes Elvanës dhe Tunës sa i përket Instagramit.

Pason Dafina Zeqiri me 87 mijë ndjekës në Instagram, e cila menjëherë pas vetes e ka Nora Istrefin me 68 mijë ndjekës në Instagram.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por një gjë është e sigurt – ngadal por sigurt gjërat po definohen në skenën e muzikës shqiptare dhe po qartësohen këngëtaret të cila luftojnë për kurorën e më të mirës dhe më të famshmes! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.