ARKATANA

Tufë satirike – humoristike : Evenimentet kulturore po ankohen prore

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Evenimentet kulturore, Që i kem pas tradita prore – Po vajtojnë e protestojnë, Se ma kush s’po i respektojnë !

Libri

Ja ka nisë po vajton libri –
Lotët e mi s’ po i zënë as Ibri !…
Zo ‘ ku i bëra gjithë këto mëkate –
M’ ka mbulua pluhuri nëpër rafte ?!
Dimër , Verë, në shi, as n’ borë –
Nuk më merr ma kush në dorë !
As në ftohtë e as në vapë –
Mua në dorë ma kush s’ më kapë !
Ma askush nuk më lexon ,
Ma askush nuk më gëzon !
Kur kujtoj do kohëra t’ vjetra –
Pritshin n’ rend n’ biblioteka !…
Për t’ më marrë, për t’ më lexua –
Referate për t’ më shkrua !
Kujtoj nxënësit dhe shumë të ri –
Pritnin n’ radhë në librari !
Për t’ më blerë mua me pare –
Për t’ ecë n’ rrugë përparimtare !
Autorët numëroheshin n’ gishta –
S’ mundej kush t’ iu ngjiste bishta !
Autorët kishin nderë ,
Librat e tyre kishin vlerë !
Ua mësonim biografinë ,
Ua mësonim krijimtarinë !…
Sot, kanë ardhur do kohëra tjera –
Humbet mundi, humbet vlera !…
Autorët nuk nderohen ,
Librat ma nuk po lexohen !…
Sot, krijuesi rri për gjynah –
Prej akshamit deri n’ sabah !
Rri pa gjumë , porsi Robot –
Duke shkruar vepra kot !
Kohë të gjatë rri si jetim –
Der’ ta bëjë gati për botim !
Pastaj fillon të mendojë –
Vallë , po kush do t’ më ndihmojë ?!
A del kush t’ ia sponsorojë –
Librin e ri që ta botojë ?!
Derë më derë shkon si Lypsarë –
Për t’ kërkuar ndihmëtarë !
“Kam një libër si thesar ,
Që s’ peshohet as me ar !
Kush me qejf do t’ më ndihmojë ,
Këtë libër që ta botoj …
Përjetësisht do ta nderoj ,
Emrin n’ libër do t’ia publikoj,
N’ promovim, unë, do ta ftoj
Edhe librin do t’ia dhuroj !”
Kur i del libri prej botimit –
Donë me e lanë mentë prej gëzimit !
Miq e shokë ia nisë e i fton –
E luan rolin si Patron !
Miq e shokë t’ gjithë do t’i ftojë –
Librin do ta promovojë !
Me nga një libër do t’i shpërblejë ,
Do t’ua shtrojë dhe një koktej !
Pasi t’ kalojë kjo festë e librit –
Do t’ luaj rolin e Baba Dimrit !
Derë më derë si çokolata –
Do t’ shpërndaj libra dhurata !
N’ daç qeshu , n’ daç qajë me lot –
Ky është fati i krijuesit sot !
N’ vend se t’ ketë respekt , nderim –
Pleqëria e gjen n’ mjerim !
Gjatë tërë jetës një arsimtar –
Ka ëndërrua me u bë shkrimtar !
Gjatë tërë jetës mixha Rrahman –
Ka ëndërrua me shkrua roman !
Gjatë tërë jetës baca Rafet –
Ka ëndërrua me u bë poet !
Por ëndërrimet kot iu shkuan ,
Se kurrë libra s’ mund botuan !

Gazeta

Haj medet , po banë gazeta –
Kur kujtoj do kohë të nxehta !…
Sikur pites kur i piqen petët –
Më lexonin fshatrat, qytetet …
Qysh e prita këtë kohë të shkretë –
As me dorë ma kush s’ më prekë ?!
S’ më blenë kush , as s’ më lexon ,
Ma me sy kush s’ më shikon ?!
I kam dashtë shumë gazetarët ,
Që i botonin lajmet ma t’ parët !
Po ashtu korrespondentët –
Përmes meje i qanin dertet !
I kam pas unë redaktorët –
Që i zbatonin rregulloret !
Sa për rregulla drejtshkrimore –
Kisha lektorë dhe lektore !…
Sot, për mua nuk ka kush dert ,
S’ më merr ma askush në xhep !
Jam sëmurë rënd , kam ngelë në vend –
Askush emrin s’ ma përmendë !
Prej se dolën celularët –
N’ informim u vunë kularët !
Prej se doli interneti –
N’ informim u bë tërmeti !
N’ internet rrinë dita e nata –
Që t’ përhapin dezinformata !
Në Ajfon rri Horongopi –
Që nuk di ç’ është horoskopi !
Në Vajber rri Lakuriqi –
Që nuk di çka është fjalëkryqi !
Në çdo çast punon Llap Topi –
Përhapë lajme Sorollopi !

Uji Dea

Radioja

Haj medet , po banë radioja –
Shpejt e shpejt m’ qitën nga loja !
Askush ma nuk më dëgjon ,
Askush ma nuk më përgjon ?!…
Kujtoj kohët me lezet –
Kur m’ dëgjonin në qytet !
Më dëgjonin , s’ merrnin frymë ,
Se n’ katunde s’ kishte rrymë !
Dikur n’ fshatra tek malësorët –
Depërtuan transistorët !
Transistorët me bateri ,
Që i dëgjonin bujq e bari !…
Për “Përshëndetje dhe urime “ –
Bujqit n’ ara bënin pushime !
Për emisionet e folklorit –
Bujqit n’ ara e ndalnin t’ korrnit !
Nga çdo anë jehonin malet –
Pleq e t’ rinj dëgjonin lajmet !
N’ emisionet folklorike –
Këndoheshin këngët heroike !
Nëpër zona t’ thella malore ,
Ku mbretëronte varfëri mizore ,
Nëpër dasmat popullore –
Thirreshin njerëzit me transistorët !
Sot, n’ shitore për me dalë –
S’ më merr kush as me më falë !
S’ më dëgjon kush nëpër valë ,
T’ gjithë programet më janë ndalë !…

Kënga

Malli zemrën ma përvëloj –
Kohën time kur po e kujtoj !
Më kanë bërë lodër për lojë –
Sot, gjithkush po m’ merr për gojë ?!
Dikur , isha zonjë e rëndë –
Gjithkush s’ mundej t’ këndojë këngë !
Kush nuk kish zë kualiteti –
Injorohej nga mileti !
Për t’ kënduar n’ oda për burra –
Duhej ditur këngë si gurra !
Për t’ kënduar n’ dasma t’ burrërisë –
Duhej ditur këngë të trimërisë !
Për t’ kënduar në radion –
Duhej hyrë n’ audicion !
Në provim para komisionit –
Të melosit dhe diksionit !
Radioja këngët kur emitonte –
Honorar gjithmonë dërgonte !
E paguante interpretuesin ,
Kompozitorin dhe tekst shkruesin !
Sot , çdonjëri që ka pare –
Mund t’ këndojë këngët gjithë fare !
N’ fushë të këngës futet me zor –
S’ njeh tekst shkrues , as kompozitor ?!…
Nuk len këngë pa i ngjitë bisht –
Herë këndon shqip, herë magjupisht ,
Herë turqisht e herë greqisht ,
Herë bullgare, herë serbisht !…
Dikur , m’ këndonin burrat n’ konak –
Sot , po m’ këndojnë femrat cullak ?!
Dikur , këndoheshin këngë trimërie –
Sot , po këndohen këngë rrospie ?!
Dikur , burrat këndonin këngë Gjergji ,
Femrat këndonin këngë kanagjeçi …
Burra e gra këndonin veç e veç –
Sot , po këndojnë këngë për gjyveç !
Dikur , rapsodët këndonin n’ oda –
Sot , këngëtaret reklamojnë moda !
Dikur , femrat fshiheshin n’ gardhiqe –
Sot , këndojnë gjysmë lakuriqe !
N’ daç me u bë sot këngëtar ,
Mos me mbet gjithmonë rrogëtar –
Shite shpinë , ndo i arë , ndo i mal ,
N’ televizion t’ qesin pa ndalë !…
N’ televizion t’ qesin çdo ditë –
Këngët tua do t’ bëhen hit !
Me t’ marrë n’ dasma presin n’ radhë –
Para t’ majme ke me marrë !
N’ daç me u bë kompozitor ,
Mos me ndejë n’ kultivator ,
Me i shitë këngët hiq pa zor –
Këqyr gjithë natën n’ televizor !
Kopjo hite e këngë botërore –
Shkruaju tekste që t’ shkojnë për dore !
Shkruaju tekste sipas mode –
N’ daç me i thye shumë rekorde !
Amatorët fillestarë –
Presin n’ radhë këngët me i marrë !
Sa kushtojnë nuk pyesin fare –
Vetëm vetit me i bë çare !
Këtë biznes ne bëfsh përherë –
Shpejtë do t’ bëhesh milioner !
Do t’ krenohesh prej bollëkut –
Lamtumirë fukarallëkut !
N’ daç me ikë prej kompresorit –
Rroke rolin e regjisorit !
Rrasi hundët n’ televizione –
Për muzikë bënë emisione !
N’ daç publikun flakë me e kallë –
Fute n’ odë një kerr me tallë !
Merre tallën e lidhe n’ dukë –
Shtroje n’ odë sofrën me bukë !
Mbushe sofrën kunguj pa pjekë ,
Përmbi mure vare ndo ‘i lekë !…
Për regji t’ odës kësi soji –
Fute n’ odë ndo ‘i kacë rasoji !
Mbi qilima e pëlhurë t’ mëndafshtë –
Fute n’ odë ndo ‘i kerr me kashtë !
Shtini burrat n’ odë t’ këndojnë –
Për rreth tyre femrat t’ vallëzojnë !
N’ odë shqiptare s’ ka qenë tradita –
Me hy brenda gra e çika !
Sot , rreth sofrës burrat këndojnë –
Gra e çika rrethit vallëzojnë !
Sa i përket veshjes kombëtare –
S’ ka rëndësi çka vishet fare !
S’ ka rëndësi krahina , as fisi ,
Nuk po vihet mbi kokë plisi !
Haj medet, çka po këndojmë ,
Haj medet, çka po dëgjojmë ,
Ku jem kanë e kah po shkojmë –
Vet veten do ta mallkojmë !
Kënga jonë ma s’ po dëgjohet ,
Por , ajo sot po shikohet !
Po shikohet çdo pjesë trupi –
Para fëmijëve po na vlon turpi !

Gjilan, më 10.02.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.