Hidromorava

Tufë poezish nga libri në dorëshkrim, “Rogana”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Për çdo ditë tokën e sodis, a i dalin lot, a ka vuajtje, asnjë agim s´agon i njëjtë, mbrëmja e do të zotin e saj

R R U D H A N I

Për çdo ditë tokën e sodis
a i dalin lot, a ka vuajtje
asnjë agim s´agon i njëjtë
mbrëmja e do të zotin e saj

Tokën ku unë e bëj jetën
e lexoj me shumë kujdes
në bari, bari është i gjelbër
në det, deti është i kaltërt
Për miliarda vjet të jetës
toka lindi ajrin, ujin, detin
toka flet bukur njerëzisht
ajo flet edhe gjuhën time

R R U D H A N A

Unë ende pa u bërë mollë
dhe pak e hapur nën gjethe
engjëlli m´u shfaq befas
e unë s´ di, u dashurova
Veten e qortova, çbëre moj
pse trupin ia dhe bandillit
ende pa u pjekur si duhet
dhe ende pa u bërë mollë
Budallaqe , më tha vetja
frutat s´i ti si lënë të piqen
bujaria e shpirtit,.këto i ka
shumë jep, dhe pak merr

B U J K U

Në gjakun e bujkut tonë
ka grurë, misër, fasule
beteja të ashpra për jetën
beteja të ashpra për tokën
dhe farë të njëmijë luleve
Në gjakun e bujkut tonë
në kraharorin e tij të gjerë
lulëzojnë fusha të gjëra
rrënjë gjaku të stëmoçme
kokërra të gurit të lashtë
pemë nga më të ëmblat
Tek ky mbjellës i bukës
rritet një univers i tërë
dhe një botë e çuditshme
me bimë, pemë dhe lule!..

R R Ë N J Ë T

Gjak i fisëm i gecajve
gjak i fisëm i Roganajve
gjak i bekuar i kombit
jam pjesë e vuajtjes suaj
jam pjesë e dhimbjes suaj
jam mish i ashtit tuaj
jam fjala e bardhë, poeti
jam fjala e juaj, Rogana

Eco Higjiena

E R M A L I

Në këtë f s h a t – qytet
ka gurë të m ë d h e n j
dhe b u r r a të shquar
që dinë të ndërtojnë, të
sotmen dhe të ardhmen
Në këtë f s h a t – qytet
sa herë prisja verën
pemët e stinës , mollët
të korrat e shalqinin
unë ndieja një kremte
për verën e pafundme

Metush Krasniqi

– mesazh popullit tim !

Mos ia jepni votën armikut
as t a k s a t qeverisë së tij
mos i dorëzoni a r m ë t
as luftën tuaj me g j a k
jepni k r a h luftës , jepni
nuk kemi tokë për të falur
ndiqeni mësimin e lirisë
shumë janë burgjet me ne
plot janë beteja që presin

I paepuri për liri

Kushtuar, Nevzad Balë Kryeziut

Ai nuk pranoi të dorëzohet
i refuzoi urdhërat e tyre
dhe për atë kundërshtim
Nevzadin Serbia e vrau
Ai s´pranoi të dorëzohet
as të tregoj emra e adresa
ai luftoi gjoks për gjoks
për ta mbrojtur pragun e tij
Nevzadi nuk u dorëzua , ai
i ndihmoi djemtë e lirisë
Luftën e UÇK-së e çmonte
si luftën tonë më çlirimtare

Rrustem Geci