Mobi Casa

Tuchel flet për Januzajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trajneri gjerman i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, ka folur për përforcimin e ri të klubit, talentin kosovar Adnan Januzaj.

Januzaj debutoi me Dortmundin ditë më parë në një ndeshje miqësore ndaj ST Paulit, ku edhe shënoi golin e fitores 2-1.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hannover 96, Tuchel ka thënë se mund t’i jap disa minuta hapësirë mesfushorit të talentuar istogas.

RCCOLA

“Është e mundur që mund ti jap shansin për lojë. Nuk e kam vendosur ende përfundimisht”.

“Januzaj ka treguar se është i fortë dhe se ka lëvizje të mira taktike. Për të është më e rëndësishme që të adaptohet shpejt në futbollin gjerman” ka thënë Tuchel. /Telegrafi/