Mobi Casa

Tubime deri në 500 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kanë nisur me fushata që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, që deri në fund të fushatës shpenzimet e partive politike të arrijnë dhe shifra milionëshe. Ndonëse kostoja e shpenzimeve po mbahet sekret nga shumica e partive, ajo që kanë deklaruar, sillet nga 250 mijë euro minimalja në 500 mijë euro maksimalja.

Fillimi i fushatës më 3 nëntor ka ndryshuar pamjen e qyteteve të vendit jo vetëm me posterë apo afishe që janë vendosur edhe nëpër vendet e ndaluara, por edhe me tubimet zgjedhore, pamja e të cilave duke filluar nga ndriçimi, fishekzjarrët, buqetat me lule, transporti i militantëve nëpër tubime… po zgjerohet me pompozitet.

FIDANISHTJA

Një tubim zgjedhor që llogaritet më i shtrenjti ku përfshihet ndriçimi, bina, zërimi, salla arrin deri në 1500- 2000 euro. Ndërsa, aty ku hyn sërish ndriçimi, bina, zërimi, salla dhe i shtohen edhe këngëtarët që shihen jo rrallë tek hapin tubimet, e që pjesëmarrja e tyre me pagesë nuk dallon shumë nga ajo e dasmave, e cila sillet prej 3000 deri në 5000 euro, pastaj fishekzjarrët, buqetat e shumta me lule, transporti, fanella e flamuj me logo dhe vulë të partive… e rrisin koston e një tubimi (mbi) 5000 euro.

Valon Tolaj, përgjegjës për financa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se AAK-ja nuk ka një raport të saktë lidhur me financat dhe nuk mund të dalin me deklarime zyrtare sa po kushton fushata. Një raport i tillë, sipas tij, mund të bëhet vetëm në përfundim të fushatës…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.