Tubim madhështor i LDK-së në Fshatin Rogaçicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nëse merret parasysh numri i pjesëmarrësve, atmosfera e përshkruar me spektakël atëherë, tubimi i mbrëmjes në Rogaçicë ishte ndër më madhështorët, që shumë i përngjante kohërave më të mira të LDK-së, kur asaj i printe i pavdekshmi Ibrahim Rugova. Oborri i shkollës ishte i tejmbushur me anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së . Vlerën këtij tubimi ia shtoi edhe prania e personaliteteve shumë të çmuara të LDK-së, të Akademik Sabri Hamitit, anëtarit të këshillit të përgjithshëm, e ish kryetarit të kolegjiumit të degëve të LDK-së për diasporës Hafiz Gagicës, Azem Hajdarit dhe veprimtarit Sabri Zylfiu.

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare ka punuar në arsim, shëndetësi, kulturë, bujqësi, infrastrukturë rrugore dhe projekte të tjera.

“Në mandatin e ardhshëm, do të punohet edhe më tutje për arsim, shëndetësi, kulturë, do të ndajmë bursa për studentë, subvencionojmë bujqësinë , infrastrukturë rrugore, ndërtimi i shkollës së mesme në fshatin Rogaçicë, ujësjellës në disa fshatra etj.” ka thënë Surdulli.

Mobi Casa

Ai ftoi të gjithë qytetarët që më tre nëntor të dalin masovikisht dhe të votojnë për LDK-në, kandidatin e saj për kryetar si dhe kandidatët për asamble komunale.

Ndërkaq, Akademik Sabri Hamiti, tha se po kthehet fryma “ Rugoviane”, e udhëhequr nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

“Çdo tubim që marrë pjesë shoh pjesëmarrje masive të qytetarëve, andaj fitorja e LDK shihet edhe në këtë fshat, por edhe në komunat e tjera. Ju keni një kryetar shumë të suksesshëm i cili bëri shumë për komunën tuaj dhe që gëzon respekt të madh edhe nga LDK- në nivelin qendror” ka thënë Hamiti thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/