Eko Higjiena

Trysnia e Thaçit mund t’ia ketë siguruar votat e nevojshme për Specialen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një ditë para seancës së Kuvendit, në të cilën do të vihen në rivotim amendamentet kushtetuese për krijimin Gjykatës Speciale, Qeveria pret që ato të përkrahen nga shumica parlamentare.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur besimin e tij se koalicioni tashmë i ka votat e mjaftueshme për nesër në Kuvend, raporton KTV.

E i pyetur nga KTV-ja, nëse vërtet themelimi i Speciales është determinues për marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në, Mustafa ka deklaruar se kjo çështje është përcaktuese për këto marrëdhënie.

HW

Gjithsesi, meqë të gjithë deputetët e LDK-së patën votuar pro Speciales më 26 qershor, nga atëherë e deri tashti punën më të madhe për t’i rritur votat e ka bërë zëvendësi i parë i Mustafës, Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.

Si rezultat i trysnisë së Thaçit, të paktën një deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka ndryshuar qëndrim dhe do të votojë pro Speciales; gjashtë deputetë të tjerë të PDK-së kanë deklaruar se ende nuk kanë vendosur, ndërkohë që sërish kundër do të votojnë: Nait Hasani, Ganimete Musliu, Fadil Demaku dhe Raif Çela.

http://koha.net/?id=27&l=69041

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.