ARKATANA

Tryezë për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për më shumë se një vit bashkë me gjeodetë, historianë e njohës të së drejtës ndërkombëtare kanë paraqitur fakte për lëshimet që janë bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Por, sipas tij, këto fakte nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit, prandaj ka kërkuar që të organizohet një tryezë ku ekspertët do t’i ballafaqonin argumentet me Komisionin që e ka bërë demarkacionin e kufirit. Bulliqi ka thënë se Komisioni i kryesuar nga Murat Meha nuk ka përse të fshihet pas Qeverisë.

“Shfrytëzoj rastin që të lus kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, që ta shfrytëzojë autoritetin e tij dhe në ambientet e Kuvendit të organizojë një takim mes Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve të kësaj problematike, në përbërje nga profesorët: Zejnullah Gruda, Enver Hasani, Florim Isufi, Përparim Ahmeti dhe unë, Shpejtim Bulliqi”, është shprehur deputeti i LDK-së, duke thënë se në këtë takim do të analizohen të gjitha faktet e deritanishme dhe do të gjendet solucioni i zgjidhjes së këtij problemi.

Eco Higjiena

Por, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se do ta marrë një iniciativë të tillë në rast se do të ketë kërkesë zyrtare për këtë. Veseli ka thënë se nëse ka kërkesë zyrtare për këtë, atëherë do të mbahet tryeza, ku të pranishëm do të jenë nga shoqëria civile dhe se do të diskutohet për këtë çështje pa emocione e akuza të ndërsjella. Kreu i Kuvendit ka reaguar ndaj deputetëve të “Vetëvendosjes”, të cilët ndërhynin derisa Veseli ishte duke folur./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.