UBT

Tryezë diskutimi në Viti për dezinformatat mediale dhe fuqizimin e mediave të pavarura

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të hënën në Viti u mbajt një tryezë diskutimi e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me temën: “Mediat dhe dezinformatat mediale”, ku u trajtuan sfidat e lajmeve të rrejshme dhe ndikimi i tyre në shoqëri.

Përfaqësuesit e QKSS-së prezantuan para të pranishmëve hulumtimet dhe analizat e tyre mbi fenomenin e dezinformatave, duke theksuar rrezikun që ato paraqesin për demokracinë, proceset zgjedhore dhe besimin e qytetarëve në institucione.

Një theks i veçantë iu kushtua edukimit medial, transparencës dhe nevojës për të forcuar kulturën e verifikimit të lajmeve te publiku.

United Hospital

Në fjalën e tij, Ramadan Ilazi, udhëheqës i QKSS-së, theksoi rëndësinë e edukimit qytetar për t’u mbrojtur nga lajmet e rrejshme, si dhe domosdoshmërinë e fuqizimit të mediave të pavarura për të garantuar informim profesional, të paanshëm dhe në shërbim të interesit publik.

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili përshëndeti nismën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe mediave për të promovuar transparencë dhe informim të saktë.

Përveç përfaqësuesve të QKSS-së dhe kryetarit Haliti, në tryezë morën pjesë gazetarë lokalë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe shoqërisë civile, të cilët ndanë përvojat e tyre mbi sfidat e dezinformimit dhe rolin që duhet të luajnë mediat profesionale në shërbim të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.