Fundamenti

Tryeza, shpresa për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 3 gusht të organizohet një tryezë debati për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo tryezë, edhe pse vjen pas një viti, vlerësohet si mundësi e mirë për ofrimin e fakteve dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, për organizimin e një tryeze në të cilën do t’i ballafaqojnë faktet për demarkacion me Malin e Zi Komisioni, që e ka negociuar këtë marrëveshje, me ekspertë të fushave të cilët kanë të bëjnë me çështjen e kufirit. Kështu më 3 gusht, në sallën alternative të Kuvendit, do të organizohet kjo tryezë, e cila vlerësohet si mundësi e mirë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit, megjithëse vlerësohet se kjo tryezë ka mundur të organizohet kohë më parë.

Mobi Casa

Gjithashtu vlerësohet e nevojshme që Qeveria t’ua dërgojë deputetëve materialet për Demarkacionin në mënyrë që të jenë të informuar mirë para se të mbahet kjo tryezë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kryetari i legjislativit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se debati mes Kuvendit, Qeverisë, Komisionit për Demarkacion dhe ekspertëve do të mbahet më 3 gusht, në sallën alternative në Kuvend./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.