UBT

Tryeza e rrumbullakët : “Roli i mediumeve në afirmimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Bujanoc, është organizuar nga Shoqata e Gazetarëve “Etika”, një tryezë e rrumbullakët me tematikë “Roli i mediumeve në afirmimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, të përkrahur nga programi i Qeverisë së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kjo tryezë e rrumbullakët, kishte për qëllim promovimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave në Luginë të Preshevë, e cila do të ndikoj në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve komunale për rolin dhe rëndësinë që kanë mediumet në popullarizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave në këtë rajon.

Në këtë tryezë tematike, merrnin pjesë përfaqësues nga jeta informative, kulturore e arsimore të Komunës së Bujanocit, Preshevës e Diaspora, duke filluar nga nikoqiri i kësaj tryeze Nexhmedin Saqipi, pastaj i ftuari special gazetari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Sevdail Hyseni, Skender Jusufi, nga diaspora, i cili e përshëndeti tematikën e kësaj tryeze dhe shprehu gatishmëri për të ndihmuar në këtë drejtim, pastaj përfaqësuesit nga Presheva Liburn Rashiti, Rejhane Rexhepi nga Bujanoci etj.

Uji Dea

Në kudër të kësaj tryeze u debatua lidhur me dhe rëndësinë e informimit në zhvillimin, afirmimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave në fushën e përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, arsimit dhe informimit si njërat nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Projekt i Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, i përkrahur nga programi i Qeverisë së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të vazhdojë në të ardhmen edhe me tribuna tematike “Mediat në identifikimin e diskriminimeve të drejtave të njeriut dhe pakicave në shoqëritë multietnike”, Anketa me qytetarë “Sa respektohet të drejtat e njeriut dhe pakicave në Serbi?” etj, njofton Portali Jetapress.