Trusti grumbullon 954.2 milion euro

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se asetet e sektorit pensional arritën vlerën prej 954.2 milion euro në TM1 2014, duke shënuar rritje vjetore prej 19.2 për qind.

“Struktura e aseteve të sektorit të pensioneve dominohet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) i cili menaxhon 99.4 përqind të gjithsej aseteve, ndërsa pjesa e mbetur prej 0.6 përqind menaxhohet nga Fondi Slloveno–Kosovar i Pensioneve (FSKP). FKPK vazhdoi trendin e rritjes së aseteve dhe kthimit neto nga investimet edhe në TM1 2014″, ka njoftuar BQK-ja.

Mobi Casa

Totali i aseteve të FKPK-së në TM1 2014 arriti vlerën prej 948.7 milion euro. Kthimi bruto prej 10 milion euro si dhe kontributet e reja që në TM1 2014 arritën vlerën prej 30.2 milion euro ishin kontribuesit kryesor në rritjen e mjeteve nën menaxhim të FKPK-së. Në ditën e fundit të marsit 2014 çmimi i aksionit arriti në 1.22 euro (1.16 euro në TM1 2013)”, ka njoftuar BQK-ja.

FSKP gjithashtu ka ndjekur trend pozitiv të rritjes së aseteve gjatë TM1 2014, të cilat arritën vlerën prej 5.5 milion euro nga 5 milion euro sa ishin në TM1 2013. “Rritja kryesisht i atribuohet kthimit nga investimet, që arriti vlerën 0.5 milion euro (0.3 milion euro në TM1 2013). Në ditën e fundit të marsit 2014, çmimi i aksionit të FSKP-së arriti në 140.8 Euro”, thuhet në raportin e BQK-së.