FIDANISHTJA

“Truri po ikë prej Kurtit”, “Vetëm Donika Gërvalla po i qëndron në qeveri” reagimet e ashpra të opozitarëve pas dorëheqjes së Mehajt

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Armend Mehaj sot dha dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes, gjersa në vend të tij u emërua Ejup Maqedonci.

E dorëheqja e tij ka ngjallur reagimin e partive opozitare, gjersa kanë përmendur edhe dorëheqjet e mëhershme të ministrave nga Qeveria Kurti.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.

“’Truri’ po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur.

Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.

P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, shkruan ajo.

ARKATANA

Pas dorëheqjes së Mehajt ka reaguar edhe Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai tha se Kurtit i iku një ministër që të paktën publikisht s’ka qenë i përfolur për ndonjë skandal.

“Dy nga tre ministrat që i solli nga diaspora, Albin Kurtit i ikën nga Qeveria. Fillimisht detyrën ia la Rifat Latifi, e sot Armend Mehaj. Vetëm Donika Gërvalla po i qëndron akoma në qeveri, e të cilën do të bënte mirë ta shkarkonte vetë. Trurin që u zotua se do ta kthente prej jashtë, nuk po arrin ta mbajë. Zaten po e kuptojnë se me të s’bëhet një punë e hajrit. Dhe ashtu është.

Sot Kurtit i iku një ministër që të paktën publikisht s’ka qenë i përfolur për ndonjë skandal. Ndërsa atë vazhdojnë ta rrethojnë plot ministra të dyshuar për keqpërdorime e korrupsion dhe të tillë që shkelën Kushtetutën. Me gjasë ky është rrethi që po e do Kurti. Zaten ky është lloji i vartësve që i duhet”, tha ai.

Azemi i LDK-së tha se nuk duhet harruar se nga kjo qeveri kanë dhënë dorëheqje edhe të paktën tre zëvendësministra.

“Sikurse edhe ministrat e dorëhequr, edhe këta zëvendësministra, në qeveri u përfshinë si të jashtëm, pra nuk ishin pjesë e partisë në pushtet zyrtarisht. Kjo është njëfarë treguesi se në këtë qeveri kanë vend vetëm ata që i nënshtrohen linjës së Kurtit, përmes komandave të Dejona Mihajlit. Mos ta mendojë dikush që aty mund të shkohet për të dhënë kontribut si profesionist”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.