Fundamenti

Truri i shpuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Ganimet Klaiqi, në përkujtim të ndarjes nga jeta më 15 maj 2017

Do të takohemi një ditë
andej e këndej Bjeshkëve të Nemuna
e do të përqafohemi sa s`ka

Do t`i ngremë gotat e verës ilirike
Do t`ia rrëfejmë njëri – tjetrit të panjohurën
e do të shpalosim tërë vrazhdësinë e botës së mykur

E kur do të takohemi atë ditë
Nuk do të përflasim për vetën e trishtuar
As për mënyrën e shpimi të trurit

Kur të takohemi një ditë
do të dehemi nga enët e verës ilirike
e nuk do të ngacmohemi për trurin e shpuar

FIDANISHTJA

Ganimet Klaiqi lindi më 26 janar 1965, në Poliçkë të Kamenicës.
Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, si dhe studimet e nivelit master i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Klaiqi gjatë vitit shkollor 1993/1994, ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica”, në Preshevë.

Më 1997 kishte nisur punën si korrespondent në të përditshmen “Koha Ditore”.
Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi. Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015, ku në të njëjtën kohë filloi ligjërimin edhe në UBT, për të vazhduar këtë punë deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Disa orë para se të vdiste, ai la një porosi për institucionet, gazetarët dhe studentët e tij:
“Të nderuar miq,profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!!”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.