GRANDEMALL

Truprojat e Sekretares Clinton: 13 femra beqare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndryshe nga paraardhëset e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës së saj plot 13 vajza të reja. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj.

Për Clintonin ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels” (Engjëjt e Hillary-t).

Numri i femrave truproje në skuadrën mbrojtëse të Clintonit ka ardhur duke u rritur (tani janë 13, rreth një e pesta e personelit të saj mbrojtës). Kjo shifër nuk është arritur më parë në këtë nivel sigurie, edhe pse tre nga katër sekretaret e mëparshme të Shtetit kanë qenë gra, shkruan “Panorama”.

ARKATANA

Duke iu referuar një artikulli të publikuar në revistën “Elle” pak kohë më parë, gazeta “Panorama” shkruan se truprojat e Clinton janë vajza të reja beqare dhe mjaft zbavitëse, të cilat zgjohen në 4:30 të mëngjesit dhe 20 orë më vonë bien sërish të flenë.

Diku mes rimelit dhe revolverit finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave luftarake… Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë 13 vajzat e ekipit që mbron sekretaren Amerikane të Shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.